KLSH kallëzon Ministrinë e Kulturës për restaurimet në ‘Kafen e madhe’ dhe ‘Gjuhadol-in’ në Shkodër: Ndërhyrjet, pasoja të parikuperueshme

30 Tetor 2022, 15:38| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 16:43

  • Share

TIRANË- Restaurimi i Ansamblit historik në Shkodër njohur “Gjuhadol’ dhe “Kafja e Madhe” ka shkaktuar dëme të parikuperueshme për vlerat e tyre historike e trashëgimisë kulturore.

Ky konstatim është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka depozituar kallëzim penal në prokurorinë e Shkodrës ndaj institucioneve të audituara si Ministria e Kulturës, Drejtoria Rajonale Trashëgimisë kulturore Shkodër dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë kulturore.

Sipas materialit të siguruar nga ReportTv thuhet “Nga auditimi i kryer në subjektet e sipërcituara, janë konstatuar shkelje lidhur me procedurën e miratimit dhe zbatimit të projektit “Rikonstruksioni i fasadës dhe Çatisë së objektit brenda Qendrës Historike Shkodër”, duke sjellë pasojën e rëndë të tjetërsimit të karakteristikave të objektit, pjesë e ansamblit historik rruga “Gjuhadol”, deklaruar si pasuri kulturore me VKM nr.771, datë 30.09.2020 “

Kontrolli i lartë i shtetit në auditimin e bërë përfshin edhe objektin e njohur si “Kafja e Madhe” ku thuhet “ Auditimi i KLSH-së, ka evidentuar gjithashtu shkelje gjatë procesit të zbatimit të punimeve për realizimin e projektit të restaurimit të objektit “Kafe e Madhe”, të cilat kanë sjellë pasojën e parikuperueshme të shembjes së objektit monument kulture i kategorisë I.

Për këto dëmtime, në 28 tetor, KLSH ka referuar në prokurori kallëzim penal sipas nenit 160 për shkatërrim të veprave kulturore, krim i cili dënohet me gjobë deri në 8 vite burg.

Rëndësia e ‘Kafes së Madhe’
Kafja e Madhe është ideuar nga arkitekti Kolë Idromeno, ndërsa ndërtimi i filloi nga familja Ashik në vitin 1920. Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”. Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savoia”. Kafja e Madhe shërbente si vendtakimi i shkrimtarëve, artistëve por edhe qytetarëve nën tingujt e muzikës së lehtë klasike. Fasada e objektit është e stilit austro hungarez. Ndërtesa ndahej në dy kate ku i pari kishte kapacitet deri në 200 persona dhe 50 tavolina, ndërsa në  katin e dytë ishin 9 dhoma gjumi për turistët apo vizitorët. Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”.

'Kafja e Madhe', si ishte

'Kafja e Madhe', projekti

Rëndësia e ‘Gjuhadolit’

Gjuhadoli është një rrugicë e veçantë për shkodranët. E shtruar me kalldrëm dhe me ndërtesa njëkatëshe me ballkonet karakteristike. Nga të parat shtëpi që u ndërtuan aty ka qenë ajo e Gurakuqve. Më 1875 është themeluar Kuvendi Françeskan në këtë lagje, e ndërsa është një nga lagjet karakteristike të qytetit të Shkodrës, por që është lënë pas dore deri në shkatërrim. 

Lagjia 'Gjuhadoli'

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 30/10/2022 23:56

    Me qe e ka cuar ne prokurori le ta vendosin ata per gjykate KLSh kush e di se ku i eshte prekur interesi

    Përgjigju
  • Iris: 30/10/2022 22:48

    KLSH gjen shkelje nga min.e kultures,inst.i trashegimise kombetare dhe dega e tij ne Shkoder ne lidhje me menyren e restaurimit!!!Zakonisht jane keta tre te fundit qe vendosin e vleresojne restaurimet. Dicka nuk shkon ne kete histori,ose eshte e paqarte.

    Përgjigju
  • Noli: 30/10/2022 22:35

    KLSH eshte e pa besueshme. Asgje denoncim i KLSH nuk vertetohet.

    Përgjigju
  • Ariu: 30/10/2022 20:02

    Duket që këto komentet qenkan nga ato që kanë bërë sipas qejfit restaurimin. Për ata që nuk e dinë KLSH nuk merret vetëm me auditimin a anëve financiare. Atje te vendi do shkoni të gjithë, për para shkatërruat një histori të tërë për Shkodrën.

    Përgjigju
  • Admirues i Shkodres: 30/10/2022 17:23

    Projekti duket pothuaj identik....... ngjyrat e godines bijen ne sy edhe sepse fotoja origjinale eshte e vjeter,por dhe varet si ka qene lyerja...... Nuk kuptoj ku qendron problemi ?? Shpenzimet,natyrisht duhen audituar.... Admirues i Shkodres

    Përgjigju
    • Redi: 31/10/2022 18:03

      Façada e projektit eshte ok por gjithe ndertesa veç façades eshte shembur.

    • Bozo opinioniste: 30/10/2022 20:34

      KLSH kontrollon procedurat nese jane ndjekur dhe nese jane perfunduar sipas ko tratave. Mund tju vije dhe neser te shpia tju kontrolloje sahatet dhe si matet ko sumi i energjise me cmimet e reja. KLSH eshte i vetmi institycion qe nuk eshte kapur ende 100% nga cunat problematik apo patronazhistet.

  • adi: 30/10/2022 17:14

    Klsh auditon apo ka prirje arkitekturore? Po ju keni qidrs institucione me shkelje apo ska gje?! E keni sa ber buje? Ate auditoni shkeljet ne leke jo kornizat! Ne faqen e KLSH o gazetar ke auditimet me shkelje te Klsh e me vjedhje mbi 10 milion. Psenuk referohen ne Peokurori?! Apo ashtu eshte muhabeti?

    Përgjigju
  • Ledi: 30/10/2022 16:57

    KLSH esgte organ kontrollit financiar apo kontroll arkitekture dhe rikonstruksioni ?

    Përgjigju
  • Timi: 30/10/2022 16:47

    Specialista per gjithcka qe do humbin gjyqin dhe paret duhet ti paguajne nga xhepi.

    Përgjigju
  • Sherafadini: 30/10/2022 15:50

    Ky KLSH merret me monumentet e kultures apo sa ka kushtuar projekti? Sa per projektet duhet te shprehet instituti i monumenteve dhe jo ky mbikqyresi i harxhimeve. Po mua mire më duket, Normal qe ato vazot ne fotografi nuk do rezistonin kohes.

    Përgjigju
    • Scutari: 30/10/2022 16:35

      Paske nja 100 vjet që s'paske qenë në Shkodër ose nuk duhet t'a kesh vizituar fare!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?