Kronikë

KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë dhe ish-drejtorin e ALUZINI-t për shpërdorim detyre

10 Gusht 2021, 17:53| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 18:01

  • Share

KORÇË- 4 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë janë kallëzuar në prokurorinë e këtij qyteti për shpërdorim detyre.

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimit të kryer në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë), rezultoi se këto zyrtarë kanë shkelur dispozitat ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

‘Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 21/1, datë 11.01.2021, i ndryshuar, ushtroi auditim në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë), me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.’- njofton KLSH.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meli: 10/08/2021 18:47

    KADASTRAT JANE KTHYER PER POPULLIN NE NJE TMERR PER POPULLIN E THJESHT DHE ATA QE DUHET TU KERKOJNE LLOGARY HESHTIN SE JANE NE TAVE VET.AKINI PAR NDONJE RAST TE KETE NDERHYR NDONJEHERE SHTETI TEK NDONJE KADASTER MEGJITHE SE POPULLI ULURIN PER PUNEN E TYRE JO DHE DEL DREJTORI I PERGJITHSHEM E FRYET E CFRYET SE PO BEN CUDIRA KUR AS E P**RTH NJERI

    Përgjigju
    • bino: 10/08/2021 20:35

      ne fier brenda teritorit te spitalit epoliklinikes jane bere ndertimen nga fatmir osmani.korupsion i papare.spaku te veproje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?