Kronikë

KLSH kallëzon në Prokurori 7 zyrtarë dhe ish zyrtarë të kadastrës së Sarandës dhe Drejtorisë së Rrugëve të Shkodrës

13 Maj 2021, 14:10| Përditesimi: 13 Maj 2021, 15:46

  • Share

TIRANË- Një auditim në Kadastrën e Sarandës dhe Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër ka zbuluar shkelje në këto dy institucione, për pasojë janë vënë në hetim funksionar dhe ish- funksionarë.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se janë vënë në hetim 3 ish-funksionarë të Kadastrës së Sarandës dhe 4 funksionarë të Dr. së Rrugëve, Rajoni Verior Shkodër. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por mësohet se në Kadastrën e Sarandës janë gjetur problematika  si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Ndërkohë për 4 funksionarët e Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës

"Në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe ato të mashtrimit financiar me pronën publike, me synim përmirësimin e qeverisjes publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale në dy institucione:

1. KLSH ushtroi auditimin tematik në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë. Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

2. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje edhe nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër, për të cilët ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të procesit të auditimit janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër.

Sa më sipër, për veprimet që kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit nga tre funksionarë të DVASHK Sarandë si dhe për zbatimin e procedurave të prokurimit në kundërshtim me Ligjin Nr. 9643 Dt. 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër, KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal", thuhet në njoftim. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 13/05/2021 14:22

    O shoku i KLSH boll u moret me kernackat shikoni qe ju eshte qelbur koka e peshkut lart duke filluar nga like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka qe kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterrojne Shqiperine. Shqiperia e SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?