Mimoza Dhembi dhe Arben Shehu ne Komisionin e Ekonomisë

KLSh kërkoi shkarkimin e Drejtoreshës së buxhetit! Shalsi e thërret në ballafaqim me Shehun në Komisionin e Ekonomisë

23 Korrik, 13:22| Përditesimi: 23 Korrik, 20:02

  • Share

Tirane- Për herë të parë në komisionin e Ekonomisë ndodh një seancë dëgjimore, ballafaqim, me një zyrtare për të cilën KLSh ka kërkuar largimin.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e përgjithshme të buxhetit, në Ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi. Në raportin e 2023 KLSH ka kërkuar largim nga shërbimi civil, për mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha procedurat e buxhetit. Sipas KLSH-së Dhëmbi ka bërë keq klasifikim investimesh, probleme me fondet për rindërtimin, ka shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raportoi vlerën e saktë.

Partia Demokratike ishte kundër kësaj praktike, pasi thotë se po shkelet rregullorja dhe krijohet precedent i rrezikshëm. 

"Po krijohet një precedent negativ që nuk ka lidhje me këtë punë. Do e ngatërrojmë komisionin e ekonomisë me një funksion që nuk është i veti. Nuk kemi as tagër ligjor e as morale. KLSH ka të drejtë të rekomandojë për sa nëpunësa të jetë. Po sa do të vijnë nga ato drejtora këtu? Kjo nuk qëndron. Po krijojmë një precedent shumë të rrezikshëm" tha Dashamir Shehi.

Por Shalsi e mbrojti fort këtë praktikë dhe seanca i shërbente publikut e qytetarëve

'E kemi kërkuar sepse Moza Dhëmbi nuk është person dosido. Ndaj e kemi ftuar në komision. Në dijeninë tonë nuk ka precedent të tillë për një punonjëse me një formulim të tillë" tha Shalsi.

Edhe kreu i KLSH-së e quajti precedent të pabazë. Ndërkohë Erion Braçe tha se Kontrollit të Lartë të Shtetit, duhej të përfshinte në raport edhe përgjegjësinë politike, pra titullarin e institucionit.

Pjse nga debati

Arben Shehu: Kjo situatë nuk ka lidhje me detyrimin tonë për të raportuar për këtë çështje. Është një precedent i pabazë ligjërisht për të thirrur të gjithë punonjësit e administratës për pretendimet e tyre. 
Eduard Shalsi: Ku bazoheni që nuk thoni që është i bazuar ligjërisht.  
Arben Shehu: Ne kemi detyrim raportimin vjetor, jo çështje të tjera. 
Eduard  Shalsi: Eshtë i vërtet që nuk është i ndodhur ky precedent, por në dijeninë time KLSH kurrë nuk ka bërë një raport të tillë.
Arben Shehu: Jemi të vlerësimit, që kjo nuk është pjesë e detyrimit për të raportuar. Kërkoj të rishikoni vendimin tuaj, kjo do ti shërbej edhe ecjes përpara në bashkëpunimin institucional, për të përmirësuar ecurinë e punës. 
Eduard  Shalsi: Ajo nuk do të vendoset në siklet. Mos u shqetësoni se është me eksperiencë. Sot ke një status tjetër, nuk do ta dëshironim këtë. Por ne këtej na ka shqetësuar ky paragraf.  Një Cv të karrierës tënde.  

Mimoza Dhëmbi: Kam filluar punë që në 92’, dhe kam ndërruar 15-16 ministra, duke nisur nga Genc Ruli dhe përfunduar sot.
Eduard  Shalsi: Keni pasur raste të tjera ku janë marrë masa përballë jush.
Mimoza Dhëmbi: Po është hera e parë, me KLSH-në kemi pasur bashkëpunim dhe ballafaqim deri në produktin final. 
Eduard  Shalsi: Si jeni ndjerë, jeni njohur paraprakisht për këtë raportin e KLSH?
Mimoza Dhëmbi: Ka qenë surprizë, për ne, kemi marrë raportin paraprak, dhe ishim të bindur që raporti vjetor s’do kishte surpriza. Ndërkohë që ishim në pritje të ballafaqimi këtë vit ai nuk u bë. Flasim për tetorin e 2023-shit, kur u bë buxheti faktik i 2022.
Gjini: A keni pasur kontakte me KLSH-në për konstatimet?
Mimoza Dhëmbi: Jo!

Ejron Braçe: Nëse unë kam një rezervë për atë që është thënë për drejtoreshën e buxhetit është që zyrtarët politik për ushtrimin buxhetor të mos fshihen por të mbajnë. Është e thjesht të bësh përgjegjës një zyrtar të çdo niveli. E para është përgjegjësi politike. Zbatimi i tij është mirëfilli akt ligjor por për fakt është dhe akt politik. 

Gjetjet e KLSH-se dhe çfarë kërkoi për Mimoza Dhëmbi

RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI NË MINISTRINË E FINANCAVE DHE EKONOMISË “AUDITIM I PËRPUTHSHMËRISË (tetor 2023)

-“Largim nga shërbimi civil” neni 57, pika 2 dhe neni 58 germa (ç) e ligjit nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar: 
1. Për znj. M. DH., (Mimoza Dhembi) me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit: 
- Për problematikat në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin 398 e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura, mungesën e monitorimit të stokut të detyrimeve të prapambetura, pasi nuk raportohet në vlerën e saktë dhe mbetet jashtë treguesve të konsoliduar fiskalë, gjenerimi i penaliteteve nga mos ekzekutimi në kohë i vendimeve të GJEDNJ; për përdorimin e fondit rezervë për rastet që duhet të përfshihen në ciklin normal të shpenzimeve referuar kriterit të parashikueshmërisë dhe dhënien e mendimit të MFE në kushtet e mungesës së dokumentacionit shoqërues të projekt akteve, duke ekspozuar cënueshmërinë e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave; rishikimeve buxhetore përtej afateve të përcaktuara në kuadrin rregullator në fuqi dhe pas periudhave kur është mbyllur raportimi i treguesve fiskalë faktikë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?