KLSH: Shqipëria rrezikon të humbasë 10 apartamente në Romë, shkak mungesa e statusit diplomatik dhe borxhet

2 Shtator 2020, 17:07| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 17:24

  • Share

Shteti shqiptar rrezikon të humbë 10 apartamente që ka blerë në Romë për llogari të ambasadës shqiptare atje. Këtë fakt e bën publik Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka audituar drejtorin e shërbimieve të trupit diplomatik nga ku ka zbuluar se këto 10 prona, apartamente nuk janë të listuara në inventarin e kësaj drejtorie.

Raporti i KLSH i publikuar që në mars të këtij viti nxjer në pah se "gjatë auditimit të inventarëve u konstatua se DSHTD nuk ka të reflektuar në kontabilitet dhe në inventarët e saj 10 apartamente në Romë, të blera në shumën 12,000,000 lekë, në zbatim të dekretit nr. 461, datë 17.11.1964 nga Këshilli i Ministrave i RSH. Nga komunikimet verbale me subjektin, DSHTD ka problematikë juridike të mbartur në lidhje me pronësinë e tyre, por të shuar përgjatë vitit 2013 në favor të Republikës së Shqipërisë. Në arkivën e DSHTD korrespondenca e fundit shkresore mban nr. 578, datë 12.03.2014 me lëndë “Mbi regjistrimin e 10 apartamenteve në pronësi të shtetit shqiptar” dërguar nga Ambasada e Romës për në MEPJ, në të cilën është vënë në dijeni dhe DSHTD".

Por sipas auditit edhe pse të regjistruara si pronë e shtetit shqiptar për këto apartamente nuk ka siguri juridike pasi pesë vite nga shkresa e fundit nuk ka asnjë të dhënë apo korrespondecë mes institucioneve se çfarë bëhet me këto prona.

"Sipas kësaj shkrese 10 apartamentet janë regjistruar në datën 29 shtator 2013, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Romë, por pavarësisht kësaj, për to nuk ka siguri të plotë juridike për pronësinë nga shteti shqiptar. Këto apartamente nuk administrohen nga DSHTD, megjithëse kanë kaluar 5 vjet nga korrespondenca e fundit, ende nuk ka informacion mbi regjistrimin e mëtejshëm të tyre. Megjithëse nga DSHTD ka informacione pjesore mbi përdorimin e tyre nga punonjës të ambasadës, ato nuk vijnë si rrjedhojë e një komunikimi zyrtar midis palëve Ambasadë e Rsh në Romë, MEPJ dhe DSHTD. Si vijim nuk mund të konkludohet me qartësi dhe saktësi në lidhje me administrimin e tyre, në kushtet kur ambasada e Romës ka kosto financiare që mund të mbulojë me buxhetin e saj për akomodimin e personelit të saj, duke i ekspozuar këto pasuri ndaj riskut të keqmenaxhimit", thuhet në raportin e KLSH.

Më tej raporti sqaron se në mungesë të statusit diplomatik këto apartamente rrezikojnë të sekuestrohen për llogari të të tretëve pasi pala shqiptare ka një debi kundrejt një studio ligjore dhe një kompanie që ka fituar në arbitrazh një proces ndaj shtetit shqiptar.

"Duke qenë se këto pasuri nuk janë të mbrojtura nga imuniteti diplomatik dhe konsullor, mund që në situata debitore të RSH, të bëhen subjekt sekuestrimi për shpronësim të detyruar. Në këtë shkresë sugjerohet që apartamentet të vihen nën mbrojtjen dhe imunitetin diplomatik, duke i regjistruar si zyra apo seli, etj që mund të përfitojnë këtë status. Sipas shkresës bashkëlidhur ndodhet relacioni informues i Av. X, sipas të cilit bëhet një përmbledhje nga regjistri publik i situatës së RSH, rezulton se Ambasada e Romës është debitore në shumën 100,000 euro kundrejt X srl për rimbursimin e shpenzimeve të marrëveshjes; në shumën 1,200,000 euro ndaj familjes “X”, si procedurë e forcuar për likujdim dhe në shumën 3,000,000 euro ndaj shoqërisë X në përfundim të një arbitrazhi ndërkombëtar, për efekt të përfundimit të kontratës për mirëmbajtjen e rrjetit të hekurudhës shqiptare“, thuhet në raport.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjin Musa: 03/09/2020 04:23

    Sa here e Kame ngriture zerin qe Ambasades e Shqiperis ne Rom i ngjan nji godine te pa zot,mjerishte po me kete godin gjindet dhe Konsullata ne Karin perdhes,na kujton dhomat e izolimit te kohes komuniste.Ambasada eshte vende punzoni jo vendi i professioniste e.

    Përgjigju
  • Plepi i kalbur: 02/09/2020 19:03

    Keshtu duhet te ndodhe se ska si te jete ndryshe, pasi ne drejtorine e auditimit te Ministrise se Jashteme eshte edhe nje shitese djathi qe gjithmone ka audituar ambasaden e shqiperise ne Itali.

    Përgjigju
  • Rom6: 02/09/2020 17:45

    Pse seli doni ti regjistroni,,,doni te fshiheni pas imunitetit diplomatik,,po patente borxhe le tja marrin,,,si ja shtyp koken qytetarve fakire ketu ,,kit ju a ben Italiani ju djeg,,,behuni trima me dinjitet,,paguani borxhet,,,Los u fshihini si batakçinj ballkanik

    Përgjigju
  • Rom6: 02/09/2020 17:37

    Hajde hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?