Ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko

KLSH zbulon abuzimet/ Ish-drejtori i AKU harxhoi karburant duke qëndruar në zyrë

18 Shtator 2019, 07:46| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 09:14

  • Share

TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko, sipas një kontrolli të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë financiare të AKU, ka shpenzuar karburant me makinën e tij, në një kohë që rezulton të ishte në zyrë. Sipas raportit, në 14 raste, ish-drejtori i AKU-së në vitin 2017, ka qenë prezent në institucione, ndërkohë që në autorizimet e shërbimit përshkruhet sikur ka qenë në lëvizje apo në distinacione të ndryshe.

“Nga auditimi i shpenzimeve të karburantit për vitin 2017, pas verifikimit të fletë udhëtimeve për mjetin me targë, TR0996L me të cilin ka kryer lëvizje kryesisht z. D. S. me detyrë Drejtori i Përgjithshëm i AKU, nisur nga shpeshtësia në kronologji dhe konsumi i karburantit u krye kryqëzim i daljeve së shkresave nga portokolli të firmosura nga drejtori i AKU-së dhe Autorizim Shërbimeve, ku rezultoi se: Në 39 raste në këto autorizime nuk evidentohen kërkesa për shërbim, apo dokumentime justifikuese e vërtetuese si (kupona tatimorë) të lëshuar nga furnizuesi që mund të vërtetonin furnizimin e mjetit përkatës sipas targës e datave të autorizimeve. Në 14 raste prej tyre është evidentuar se Drejtori i Përgjithshëm rezulton të ketë qenë prezent në institucion dhe jo në lëvizje apo destinacionin siç është përshkruar në autorizimet e shërbimit, kryesisht jashtë Tiranës dhe me largësi mbi 100 km”, thuhet në raport.

Sipas raportit, “D. S. ish Drejtor i Përgjithshëm i AKU për periudhën Janar-Tetor 2017, për sasinë 910 litra benzinë, 910 X 173.05 lekë/litër= 157,475 lekë duke rënë ndesh me pikën nr. 36 të Udhëzimit nr. 30, datë. 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Mbi menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, ku përcaktohet se ne lidhje me dokumentimin e lëvizjes së aktiveve duhet që: Dokumentacioni quhet i rregullt kur përshkruan me vërtetësi veprimin ose ngjarjen, përmban të dhëna për shkakun e veprimit, datën dhe vendin e kryerjes, objektin, treguesit sasiorë dhe ato të vlerës, personat që kanë urdhëruar dhe ekzekutuar veprimin dhe të tjera të dhëna të nevojshme që i japin dokumentit forcën e një prove ligjore ose administrative. Dokumentet duhet të jenë pa korrigjime, të lexueshme dhe të eliminojnë mundësinë për gabime, harresa, numërim të dyfishtë, si dhe atë të mashtrimeve”.

Faksimile e Raportit të KLSH

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 18/09/2019 16:45

    Ky vend nuk behet dhe pike.Pse nuk e thone hapur por genjejne akoma disa njerez naive se shumica e di qe ky vend nuk behet dhe pike.Cfare ndodh me keta hajdute pushttetare?asgje.Arrest shtepie pastaj lihen te lire pasi prokuroret dhe hajdutet e drejtesise marrin paret dhe harrohen, dalin hajdutet tjere e keshtu me rradhe kalojne vitet pa asnje ndryshim.Po te ekzistonte edhe nje pike shprese qe ky vend do fillonte te behej atehere nuk do e braktisnin te gjithe kete vend ose sic thone disa "atdheun".Cdo shqiptar i zgjuar e ka bere planin e tij dhe ai eshte:ikja naten me cdo menyre nga ky "atdhe"cerdhja e hajduterise.Pse duhet jetuar akoma aty?sa me gjate qe te jetosh ne ate vend aq me shume perkrah vjedhjen dhe korrupsjonin.Politika shqiptare nuk e do ndryshimin kurse qytetari i ndershem shqiptar eshte i paafte te beje ndryshimin politik ne favor te vet.

    Përgjigju
  • BRSS: 18/09/2019 12:35

    NE BURG KODOSHIN TI VIHET NGARKIM 20 FISHI I KARBURANTIT TE HARXHUAR DHE TE DENOHET HAJDUTI PLERA

    Përgjigju
  • klsh: 18/09/2019 11:20

    asnje makine e shtetit nuk duhet perdorur mbas orarit zyrtar dhe per pune privat gjate orarit zyrtar.

    Përgjigju
  • zzz: 18/09/2019 09:21

    Drejtoret kane shume shpenzime, edhe kaq ka bere bere shume pak, po te hysh me thelle nafte do nxjerresh nga keta degjenerate qe nuk ngopen se grabituri taksat e popullit te shumevuajtur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?