10 presidentet e Superliges janë në Bjellorusi së bashku me presidentin e FSHF-së duke ku kanë zhvilluar një takim në lidhje me sezonin e ardhshëm.
Nëpërmjet klubit të Vllaznisë ata vijojnë të qëndrojnë stoik në lidhje me 4 kërkesat e tyre ndaj qeverisë për vazhdimin e sezonit të ri. Në rast se nuk përmbushen ata thonë se kampionati nuk fillon me 12 shtator dhe bojkoti do përshkallëzohet.
"Superliga vazhdon bojkotin deri nê plotësimin e kushteve dhe kampionati nuk fillon më 12 shtator. Presidentët e Superligës bëjnë thirrje urgjente që kërkesat e tyre të drejta për zhvillimin e sportit që jane drejtuar tashmë Qeverisë të merren parasysh nga kryeministri Rama që të plotësohen sa më shpejt, përndryshe bojkoti do të përshkallëzohet edhe më tej", shkruan klubi i Vllaznisë.
4 kushtet e vendosura nga Liga Profesioniste për qeverinë janë:
1- Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së kërkuar nga klubet e futbollit.
2-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve të futbollit në formën e TVSH-së së reduktuar në masën 6% dhe jo vetëm të infrastrukturës futbollistike.
3-Zerimin e gjobave dhe të kamatë-vonesave për të gjitha detyrimet fiskale të prapambetura dhe
4-Zgjatjen e efekteve të përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat të sportistëve nga 2 në 10 vjet.
Deri në plotësimin e këtyre 4 kushteve klubet e Superligës pjesë e Ligës profesioniste bojkotojnë sezonin e ri që ishte parashikuar të niste më 12 shtator.
Presidentet e Superligës janë në Bjellorusi pasi nesër do të luaj Kombëtarja atje.
Shiko kush ve kushte per nisjen e kampionatit:klubet e futbollit shqiptar,te fundit e botes per nga cilesia e rezultatet! SHUT UP AND PLAY BALL,YOU LOSERS !
Përgjigju