Sport

Klubet gjermane refuzuan Superligën, CEO i Dortmund: Hodhëm poshtë krijimin e këtij kompeticioni

19 Prill 2021, 14:13| Përditesimi: 19 Prill 2021, 14:15

  • Share

Edhe pse pjesë e ECA-s, Bayern Mynchen dhe Dortmund, kanë refuzuar të marrin pjesë në kompeticionin e ri të Superligës europiane. Këtë qëndrim ata e kanë shprehur në bordin e ECA-s sipas CEO-s së Borusia Dortmund Hans-Joakim Vatzke.

Ky i fundit sot për mediat është shprehur: “Ne u mblodhëm të dielën në mbrëmje për një konferencë virtuale dhe konfirmuam gatishmërinë e klubeve të përfshira për të mbështetur reformën e re të planifikuar për Champions-in, duke hedhur poshtë planet për të formuar një Super Ligë europiane.

Të dy klubet gjermane të përfaqësuara Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund kanë shprehur të njëjtën pikëpamje.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?