Klubet shqiptare në Europë, UEFA cakton edhe datat e sezonit të ardhshëm për Champions dhe Europa League

17 Qershor 2020, 16:50| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 16:53

  • Share

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në të cilin bën pjesë edhe presidenti i FSHF-së Aramndo Duka, u mblodh sot në Nyon ku vendosi për datat e rifillimeve të kompeticioneve europiane. Në fjalimet e mbajtur Duka deklaroi se është i lumtur për rifillimin e aktiviteteve, ndërsa që presidenti i UEFA-s Ceferin tha që shumë shpejt në stadiume do të rikthehen edhe tifozët.

Sakaq përtej datave të Champions dhe Europa League për këtë sezon, janë njoftuar edhe datat për ndeshjet kualifikuese të sezonit të ardhshëm ku do të marrin pjesë edhe skuadrat shqiptare. Kështu është vendosur që raundi paraelimnator i Champions League për sezonin 2020-2021 të nisë më 8 gusht, ndërsa raundi i parë kualifkues ku merr pjesë edhe kampionia e Superligës shqiptare me 18 gusht. Të gjitha ndeshjet duke filluar nga raundi paraeliminator deri në raundin elimator të tretë, do të luhen me tek ndeshje. Përjashtim bën vetëm faza ‘play-off’.

Ndër të tjera UEFA ka caktuar edhe datat se kur do të luhen ‘play-off-et’ e Ligës së Kombeve ku bën pjesë Kosova.

“Kompeticionet e UEFA-s në nivel klubesh për sezonin 2020-2021, UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Ëomen’s Champions League dhe UEFA Youth League nuk janë të prekur nga kalendari i ri që sot është prezantuar. Afati përfundimtar për federatat europiane për të dorëzuar emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet e sezonit të ardhshëm do të jetë data 3 gusht për UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, ndërkohë që në 10 gusht duhet të dorëzohet emri i skuadrës pjesëmarrëse në UEFA Ëomen’s Champions League.

Ndeshjet kualifikuese të skuadrave shqiptare në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të luhet me ndeshje teke në ndryshim nga më parë kur luheshin me sistem vajtje-ardhje, me përjashtimin e vetëm për play-off të UEFA Champions League që do të mbetet me sistemin vajtje-ardhje. Shorti do të jetë ai që do të vendosë se kush skuadër do të luajë në stadiumin e tij ndeshjen teke.

Kalendari i ri i fazës kualifikuese dhe fazës së grupeve për sezonin 2020-2021 është si më poshtë:

UEFA Champions League 2020-2021

Raundi paraeliminator: 8 dhe 11 gusht

Raundi i parë kualifikues: 18-19 gusht

Raundi i dytë kualifikues: 25-26 gusht

Raundi i tretë kualifikues: 15-16 shtator

Play-offs: 22/23 dhe 29/30 shtator

Faza në grupe: 20/21 dhe 27/28 tetor, 3 dhe 24/25 nëntor, 1 dhe 8/9 dhjetor

UEFA Europa League 2020/2021

Raundi paraeliminator: 20 gusht

Raundi parë eliminator: 27 gusht

Raundi dytë eliminator: 17 shtator

Raundi tretë eliminator: 24 shtator

Play-off: 1 tetor

Faza në grupe: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 6 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor

Shorti për fazën në grupe të sezonit 2020/2021 i UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të zhvillohet në Athinë në 1 dhe 2 tetor 2020.

Ndeshjet e Nations League dhe Play-off i Euro 2020

Ndeshjet e grupeve për UEFA Nations League 2020-2021 do të luhen në këto data: 3/4/5 dhe 6/7/8 shtator; 10/11 dhe 13/14 tetor; 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020.

Ndeshjet miqësore do të luhen në 7/8 tetor dhe 11/12 nëntor.

Ndeshjet e play-off të Euro 2020 do të luhen në 8 tetor dhe 12 nëntor

UEFA Futsal Euro 2022 – Play-off kualifikuese do të mbahen ndërmjet 2 dhe 11 nëntor, ndërkohë që faza në grupe dhe play-offet do të luhen ndërmjet 6 dhjetorit 2020 dhe 17 nëntorit 2021. Në këto raunde merr pjesë edhe ekipi kombëtar shqiptar i drejtuar nga Erind Resuli.

Presidenti Duka do të jetë i impenjuar sërish nesër paradite në vazhdimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku do të diskutohen vendime të tjera.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?