Klubi elitar i futbollit europian me Akademi në Durrës, Rama: Shkollë që iu shërben fëmijëve

24 Prill 2023, 11:25| Përditesimi: 24 Prill 2023, 20:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se janë gati për të sjellë në Durrës një nga akademitë elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës që do shërbejë për fëmijët që e kanë pasion këtë sport.  Shkolla e Futbolli do i shërbejë fëmijëve që kanë pasion këtë sport, teksa Akademia e prej klubeve prestigjoze evropiane do jetë pjesë e sportit në Durrës, kjo për të rinjtë e talentuar në sportin e futbolli.

“Plani i ndërtimit në Durrës i porteve do t’i bëjë të gjithë që të shohin me më shumë optimizëm të nesërmen në këtë qytet. Me portin turistik dhe me portin e ri do të hapet një horizont komplet tjetër edhe për punësimin e shpërblimin më të mirë në bazë të punës, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës dhe nga ana tjetër do të vijojmë të fuqizojmë dhe krahun tjetër.  Jemi afër një marrëveshje të re për të sjellë në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës, duam ta sjellim si pol të ri sportiv, akademi rajonale që do të jetë derë e hapur për talentet që do të duan të provojnë veten e do të zgjidhen për t’u përgatitur për arenën e madhe dhe për të veshur fanellat e skuadrave të mëdha europiane. Do të kemi një shkollë futbolli për fëmijët që do të jetë strukturë për të parë si zhvillohen në proces. S’do presim vite por po e negociojmë aktualisht”, tha Rama.

Në një postim në Facebook Kryeministri Rama ka njoftuar risinë për të gjithë të rinjtë në Durrës dhe ka njoftuar ndjekësit në kanalet e komunikimit që ta gjejnë. Në një konkurs që kryeministri ka hapur, do jenë komentuesit që nëse gjejnë emrin e skuadrës që do ketë Akademinë në Durrës, do fitojnë nga një fanellë të firmosur nga lojtarët e tyre të preferuar.

" Së bashku me Anin, kryetaren e Bashkisë së Durrësit, po negociojmë marrëveshjen për ardhjen në Durrës të një Shkolle Futbolli për fëmijët dhe një Akademie Futbolli për të rinjtë, të cilat i përkasin një klubi prestigjioz europian. Me emrat e atyre ndër ju që do ta gjejnë për cilin klub bëhet fjalë, do të hidhet një short ku 11 fituesit do të marrin një bluzë të firmosur nga lojtari i tyre i preferuar. Komentoni dhe lini një numër kontakti për të qenë pjesë e shortit nëse dëshironi. Konkursi mbyllet nesër në orën 22:00", shkruan Rama.

Ora 14:54
Klubi i njohur botëror me Akademi futbolli në Durrës, Edi Rama: Dy opsione për terrenet, zgjedhjen e bëjnë vetë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se një klub futbolli i njohur në botë do ketë Akademinë dhe Shkollën e futbollit në Durrës, që do i shërbejë të gjithë talenteve në vend dhe rajon si një trampolinë për në futbollin botëror. Rama, së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka bërë një vazhgim edhe të dy opsioneve për terrenet sportive që do vendosen në dispozicion të klubit me famë botërore, emrin e së cilit Rama nuk e ka bërë me dije. Terrenet sportive do jenë pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

"Arsyeja pse jemi këtu është se po finalizojmë dy opsionet për Akademinë e futbollit që do sjellim në Durrës, një klub me famë në botë, emrin që do e themi më vonë. Do jetë një hap i rëndësishëm për Durrësin dhe talentet që do rriten këtu dhe do integrohen në rrjetin e futbollit ndërkombëtar. Plaftorma e re për ata që duan të merren me sport, sjell këtë akademi futbolli dhe shkollë futbolli. Kemi dy opsione për terrenet, zgjedhjen do e bëjnë vetë ata", tha Rama.

Prezente në këtë inspektin, kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako tha se janë evidentuar nëntë terrene sportive edhe për njësitë administrative.

"Këtu jemi te kampusi i Universitetit. Kemi dy opsione, si një mundësi për terrene sportive. Kanë një sipërfaqe 220 mijë metër katror. Janë edhe dy sipërfaqe të tjera më të fragmentuara, paralel me autostradën. Në gjithë bashkinë Durrës janë evidentuar nëntë terrene sportive për të rinjtë. Ishmi, Manza, Rashbulli, Katundi i Ri do kenë plane që në këto zona të ketë terrene sportive", tha Emirjana Sako.

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?