Conference League

Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League

23 Korrik, 19:05| Përditesimi: 23 Korrik, 19:06

  • Share

Qyteti ukrainas i Dnipros duket sikur është i mallkuar për futbollin, pasi pas klubit Dnipro Dnipropetrovsk, i cili u shua në vitin 2019, i njëjti fat mund ta ndjekë edhe klubin pasardhës SK Dnipro-1.

Këta të fundit kanë kohë që jetojnë në borxhe, praktikisht i gjithë stafi teknik është larguar nga klubi dhe gjykuar nga faqja e specializuar Transfermarkt, ekipi ende përbëhet nga vetëm tre lojtarë.

Dje (e hënë) ka mbërritur konfirmimi i parë zyrtar i situatës në klub, pasi Dnipro-1 duhej të luante me Puskas Academy në raundin e dytë kualifikues të Conference League, por ato ndeshje nuk do të luhen. Ukrainasit i dorëzuan të dyja ndeshjet në tavolinë dhe vendimi u konfirmua nga vetë UEFA dhe i dha dy fitore ekipit hungarez me rezultat 3-0.

Ky lloj epilogu krijoi problem për Austria Vienna, e cila e monitoroi situatën me kujdes të veçantë. Nëse Dnipro-1 do t’i dorëzonte ndeshjet dje para orës 14:00, Austria do të ishte vendosur në raundin e tretë kualifikues, por meqenëse klubi ukrainas paraqiti kërkesën rreth orës 18:00, fati shkoi te Puskas Akademy.

Interesant është fakti se Dnipro-1 shiti sulmuesin Artem Dovbik te Girona për tetë milionë euro vetëm një vit më parë, kështu që rrethanat në të cilat klubi u soll në gjendjen aktuale janë shumë të diskutueshme.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?