Nicolo Zaniolo

Klubi i hoqi fotot dhe dollapin, Zaniolo i shkruan Romës: Po shtri dorën e pajtimit, mos harroni Tiranën

1 Shkurt 2023, 19:15| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 19:19

  • Share

Nicolo Zaniolo ka kaluar një muaj të turbullt, teksa kërkoi largimin nga Roma dhe në fund të merkatos së dimrit nuk ia doli të arrijë objektivin. Tanimë sulmuesi 23-vjeçar ka shtrirë dorën e pajtimit me klubin, teksa kërkon që të ketë sërish një shans për t'u stërvitur dhe treguar në fushë dashurinë për skuadrën dhe tifozët. Ditët e fundit klubi i Romës i ka larguar dollapin dhe fotot nga dhoma e zhveshjes.

Në një letër të hapur për klubin dhe tifozët, të shkruar për ANSA, Zaniolo tregon se po shtrin dorën e bashkëpunimit.

“Shumë gjëra janë thënë dhe shkruar për mua në javët e fundit dhe shumë nuk janë të vërteta”, nis letrën e hapur dërguar ANSA-s, me të cilën Nicolò Zaniolo i 'shtrin' dorën Romës pas situatës së tensionuar.

Më pas sulmuesi tregon se këtë muaj është ndjerë i kërcënuar për veten dhe familjen, me fansat e Romës që e tepruan duke i shkuar edhe në banesë.

"Unë mbërrita në Romë si i huaj dhe Roma dhe romanistët më pritën si një njeri të tyrin. Më dhanë besim, kurajo dhe përzemërsi në momentet e tmerrshme dhe të errëta të dëmtimeve. Në Tiranë (finalja e Conference League), me atë gol ndjeva se ia ktheva mbrapsht gjithçka që kisha marrë, duke ndihmuar për t'i dhënë gëzim të paharrueshëm të gjithë tifozëve të Romës", vijon letra e Zaniolos.

“Në moshën 23-vjeçare kam përjetuar eksperienca që shumë kolegë të mi nuk i përjetojnë në një karrierë të tërë: rënie, ngritje, rrëzim sërish, ngritje sërish, fitore. Muajt ​​e fundit kam kaluar një periudhë delikate, në të cilën ishte e vështirë të kuptoja se cila do të ishte e ardhmja ime profesionale. Megjithatë, unë kam punuar gjithmonë shumë në fushë dhe në stërvitje me profesionalizmin maksimal", tregon sulmuesi.

Më pas vjen episodi i kërcënimeve nga tifozët.

"Për herë të parë ditët e fundit pata frikë, për veten time dhe për familjen time dhe unë u ndjeva i braktisur. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë dhe u frikësova shumë. E ardhmja është në duart tona, unë  po shtri dorën në dispozicion të plotë të familjes Romë", mbyllet letra e Zaniolos.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?