Valbona - Korabi nga sezoni i kaluar

Sport

Klubi i Kategorisë së Dytë drejt shkrirjes, nuk zbret në fushë për ndeshjen e sotme! FIFA i ka bllokuar merkaton

27 Shtator, 14:54| Përditesimi: 27 Shtator, 14:58

  • Share

Këtë të shtunë në orën 14:00 në stadiumin "Bashkim Sulejmani" në Kuçovë ishte programuar sfida e raundit të parë në Grupin A të Kategorisë së Dytë mes vendasve të Naftëtarit dhe Valbonës.

Ky duel nuk do të zhvillohet pasi tropojanët e Valbonës kanë një dënim nga FIFA për tre sesione të merkatos dhe nuk kanë mundur të ndërtojnë një grup me futbollistë për të qenë të gatshëm për ndeshjen. Ashtu siç edhe dihej, dënimi i FIFA-s nuk është mundur të zgjidhet dhe që në raundin e parë Valbona do marrë një humbje 3-0 në tavolinë.

Veç sfidës së sotme, nëse nuk shlyen borxhet kundër ish-futbollistëve për të hequr dënimin nga FIFA, Valbona rrezikon mos zbresë në fushë dhe të ketë vetëm humbje këtë sezon.

Në një faximile nga faqja zyrtare e FIFA-s, veç Valbonës, edhe Oriku e Kastrioti e kanë merkaton e bllokuar, ndërsa KS Luftëtari u shkri për t'u ndërtuar nga e para si Akademia e Futbollit Luftëtari.

Faximile e faqes së FIFA-s

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?