Xhelal Mziu

Kërkesa e klubit të Laçit për Xhelal Mziun: Tërhiq deklaratat për trukime, ndryshe në gjyq!

7 Maj 2018, 17:56| Përditesimi: 7 Maj 2018, 18:04

  • Share

Xhelal Mziu habiti të gjithë para disa javësh, kur deklaroi se e dinte që Laçi do mundej në Durrës, ndërsa të njëjtën deklaratë e lëshoi edhe për ndeshjen Vllaznia-Laçi.

Ndonëse të dyja ndeshjet përfunduan me humbjen e Laçit, realisht ishin ndeshje shumë të luftuara, ndaj dukej qartë që parashikimi i Mziut ishte një provokim.


(Kërkesa e Klubit të futbollit të Laçit ndaj Xhelal Mziut)

Megjithatë, Laçi ka reaguar mjaft ashpër dhe presidenti Laska e lajmëroi javën e shkuar se këtë radhë nuk do ta kalonte në heshtje këtë histori.

Ashtu si paralajmëroi Laska, sot klubi i Laçit ka dërguar një shpresë zyrtare në Kamzë, nëpërmjet së cilës i kërkohet Xhelal Mziut, por edhe klubit Kamza, që të përgënjeshtrojnë deklaratat e kryebashkiakut.

Nëse kjo gjë nuk ndodh brenda 10 ditësh, Laçi do t’i drejtohet gjykatës, me padi civile për dëme morale dhe psikologjike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?