Ernest Muçi me trofeun e Kupës së Turqisë

Klubi i Premier League 'i qepet' Ernest Muçit, gati 17 mln euro në janar

18 Shtator, 16:49| Përditesimi: 18 Shtator, 16:53

  • Share

Ernest Muçi e ka humbur vendin e titullarit te Besiktas në Superligën e Turqisë. Afrimet e verës në sulm me emra si Immobile, Rafa Silva, Gabriel Paulista apo Joao Mario, kanë bërë që Giovanni van Bronckhorst t'i besojë shumë pak këtë sezon sulmuesit të Kombëtares.

Nëse sezonin e kaluar Muçi u fut menjëherë në lojë dhe ambientimi ishte i përsosur, këto javë të para të edicionit të ri kanë bërë që djaloshi kuqezi të konsiderojë ofertat për largim.

Mediet në Turqi shkruajnë këtë të mërkurë se Aston Villa në Premier League mund të ofrojë deri në 17 milionë euro për Muçin. Klubi anglez prej muajsh e ka në radar Muçin, aq sa edhe në shkurt ishte në garë me Besiktas për ta marrë nga Legia e Varshavës.

Besiktas pagoi 8 mln euro (pa bonuse) për kartonin e Muçit dhe një shitje e mundshme për dyfishin e vlerës nuk do ishte një logjikë e gabuar ekonomike për "Shqiponjat" e Stambollit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravi: 18/09/2024 20:12

    Shko Ernest je nje nder talentet me te medha ne kete pozicion loje! Respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?