Kristjan Asllani

Sport

Klubi i Premier League kërkon Asllanin, Interi vendos për mesfushorin shqiptar

31 Janar, 10:03| Përditesimi: 31 Janar, 10:04

  • Share

Kristjan Asllani së fundmi është kërkuar nga West Ham në Premier League, por Interi ka kthyer një përgjigje negative, çka konfirmon besimin e klubit.

"Fcinternews" bën me dije se anglezët janë ofruar me ide konkrete te Interi për Asllanin, megjithatë refuzimi ka qenë me mirësjellje në një kohë kur shqiptari u kritikua shumë pas humbjes së Superkupës kundër Milanit dhe ndeshjes ndaj Monzës.

Tanimë Inzaghi i ka besuar një fanellë titullari dhe djaloshi është duke bërë mirë si nga ana fizike ashtu edhe tekniko-taktike, duke shuar zërat e shumtë që kishte kundër.

Veç Asllanit, drejtuesit e Interit me në krye Beppe Marottën kanë bërë me dije se edhe Frattesi do jetë pjesë e ekipit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?