Ernest Muçi

Klubi i Premier League kërkon Ernest Muçin, Besiktas refuzon 20 milionë euro

14 Maj, 19:25| Përditesimi: 14 Maj, 19:26

  • Share

Aston Villa në Premier Leaguen angleze nuk heq dorë nga Ernest Muçi. Pasi një javë më parë Besiktas refuzoi 15 milionë eurot e ofruara për shqiptarin, klubi nga Birminghami ka rritur oferën me pesë milionë euro.

Në Stamboll i kanë thënë sërish "jo" 20 milionëve, ndërsa më herët kanë kërkuar një shumë më të lartë (25 milionë euro) për 23-vjeçarin e kombëtares shqiptare.

Besiktas e afroi Muçin vetëm në shkurtin e këtij viti për 8+2 milionë euro nga Legia e Varshavës, me djaloshin kuqezi që është kthyer në idhullin e klubit buzë Bosforit.

Intersi i Aston Villas është shtuar së fundmi, teksa anglezët janë pranë realizimit të ëndrrës për të qenë pjesë e grupeve të Champions League sezonin e ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?