Trajneri i Crystal Palace në Premier League, Roy Hodgson u dërgua në spital këtë të enjte pas këshillave të stafit mjekësor të klubit. Skuadra e Premier League duhej të anulonte konferencën për shtyp të së enjtes pasi trajneri u sëmur gjatë seancës stërvitore më herët gjatë ditës.
76-vjeçari që prej paradites së sotme është riaftësuar dhe po ecën pa ndihmë dhe po flet me mjekët, raporton The Telegraph, por ai do t'i nënshtrohet testeve të mëtejshme para se të lërë spitalin.
Ai nuk do të jetë në krye për ndeshjen e së hënës kundër Evertonit dhe asistentët Paddy MCcarthy e Ray Leuington ka të ngjarë të udhëheqin ekipin nga pankina. Klubi njoftoi gjendjen e tij në një deklaratë të postuar në faqet zyrtare të internetit.
"Për fat të keq, konferenca e sotme për shtyp nuk do të zhvillohet më siç ishte planifikuar pasi Roy Hodgson u sëmur gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm", thuhet në të.
Në Angli përflitet se Palace po konsideron të bëjë një ndryshim në stol pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon. Klubi nga 'Selhurst Park' është i 15-ti në tabelë dhe pesë pikë larg zonës së rënies.
Klubi kërkon të punësojë ish-trajnerin e Eintracht Frankfurt, Oliver Glasner, si zëvendësues të Hodgson në javët e ardhshme.