Maguette Gueye është në qendër të merkatos së Partizanit. 21-vjeçari luan në mesin e fushës dhe këtë sezon veç 19 paraqitjeve (1576 minuta) në Superligë, ka shënuar edhe katër gola (dhe një asist).
Senegalezi ka bërë shumë fansa edhe jashtë Shqipërisë, me shtypin e shkruar që bën me dije se Sivasspor në Superligën e Turqisë është gati të ofrojë më shumë se 1.4 milionë euro për shërbimet e tij.
Nëse diçka e tillë ndodh, klubi ku luan Rey Manaj do thyente rekordin e një blerje në Shqipëri. Xhuliano Skuka mban rekordin si i larguari me buxhetin më të lartë, me Metz në Francë që një vit më parë pagoi 1.4 milionë euro për të po te Partizani.
Tanimë lojtarët e Partizanit duken në "modë" dhe me ofertën e duhur Maguette mund të jetë i larguari i radhës nga "Demat", çka do bënte të që kuqtë të "mbushnin arkat".