AS Roma vjen në Shqipëri

Klubi i Romës zbarkon javën e ardhshme në Shqipëri, mundësi e artë për futbollistët nga 7-18 vjeç

31 Mars 2023, 13:18| Përditesimi: 31 Mars 2023, 13:19

  • Share

Klubi i Romës vjen në Shqipëri për të zbuluar talente të reja nga toka e Shqiponjave. Nga data 6 deri në 9 prill, në ambinetet e Akademisë së "Football Republic" në Tiranë, trajnerë nga klubi i Serie A në Itali do stërvisin talentet kuqezi. Në kuadër të Tiranës si kryeqyteti i sportit, ky organizim ka marrë vëmendje të madhe edhe jashtë Shqipërisë, teksa ka interes edhe nga shtete fqinje për të dërguar fëmijët nga 7-18 vjeç në këtë trajnim.

A.S Roma Camp vjen në Shqipëri. Nga 6-9 prill 2023 në Akademinë e “Football Republic” në Tiranë,  AS Roma Camp Tirana 2023 do të jetë një grumbullim për qëllime trajnimi, vlerësimi dhe seleksionimi për futbollistë të rinj të moshave 7-18 vjeç. Kampi do përsëritet periodikisht dhe ecuria e lojtarëve të evidentuar do të ndiqet. Kampi do të drejtohet nga dy trajnerë të AS Roma Academy që do të asistohen nga disa trajnerë shqiptarë të përzgjedhur.

Do te jepet një uniformë e AS Roma, certifikata pjesëmarrje dhe vlerësime për më të mirët. Ky event bëhet në kuadër të 'Tirana Qytet i Sportit 2023' dhe në vijim të bashkëpunimit të nisur me AS Roma. Klubet e mëdha si AS Roma nëpërmjet këtyre organizimeve jo vetëm që gjurmojnë talentet por promovojnë emrin. Ndërkohë në evente të tilla lojtarët e talentuar kanë rastin të vlerësohen dhe evidentohen nga ekspertë të nivelit të lartë, të ndiqet ecuria në kohë dhe të promovohen për t’u transferuar jashtë vendit. Po aq e rëndësishme është dhe lehtësia që ju krijohet familjeve të cilat shpesh për të ndjekur talentin e fëmijëve marrin udhët e Evropës për te marrë pjese në kampe dhe grumbullime nga më të ndryshmet. Këto kanë kosto të lartë por më e rëndësishmja është që janë  pak efektive sepse talenti dhe ecuria e një lojtari të ri mund të vlerësohen vetëm duke u ndjekur dhe testuar në mënyre sistematike dhe me seriozitet.

Seancat stërvitore në Roma Kamp do të jenë të hapura. Pra, trajnerë apo studentë të interesuar kanë një mundësi që të përfitojnë duke vëzhguar drejtpërdrejt specialistët italianë. Futbolli shqiptar përfiton sepse së pari prezenca e klubeve të mëdha në Shqipëri sjellin vëmendje ndaj tij. Promovimi i talenteve dhe transferimi i lojtarëve jashtë vendit është njëkohësisht promovim i klubeve dhe akademive. Lojtarët që transferohen jashtë përmirësojnë dukshëm parametrat fizikë, taktikë dhe teknikë gjë që është drejtpërdrejt kontribut për cilësi në ekipet kombëtare. Për këtë sesion të kampit ka kërkesa edhe nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?