Kanë mbetur detaje të vogla për inaugurimin e stadiumit të ri të Kukësit, me një kapacitet prej 6 mijë vendesh dhe që ka kapur shifrën e afërsisht 9 milionë eurove. Prej ditësh ka përfunduar shtrimi i tapetit të gjelbër, ndërsa po montohen edhe stolat e fundit në tribunën qëndrore.
‘Dorëzimi i stadiumit do bëhet pasi të zhvillohet edhe një ndeshje prove, që të testohet ndriçimi dhe të plotësohet mobilimi brenda stadiumit. Nuk është bërë mobilimi akoma dhe më pas vjen dorëzimi. Më vonë bëhet dorëzimi dhe mirëmbajtja nga bashkia dhe klubi i Kukësit,’-shprehet inxhinieri i stadiumit Luan Dashi.
Stadiumi i ri i Kukësit përmbush kushtet e UEFA-s, duke filluar me trasmetimin e sinjalit, dhomat e dedikuara për skuadrat, gjyqtarët dhe gazetarët, ndërsa ka edhe ambiente kateringu. Ndërkohë janë bërë edhe vendet e dedikuara për sistemin VAR, ndërsa edhe siguria është e një niveli të lartë.
‘56 kamera të instaluara në stadium me cilësi shumë të lartë që kapin çdo detaj nga tribunat e stadiumit, parkimi dhe gjithçka ndodh rreth impiantit,’-thotë ai.
Inxhienieri Luan Dashi tregon edhe një detaj që i ka bërë përshtypje gjatë gjithë periudhës së ndërtimit, që ka nisur në gusht të 2019.
‘Për ne ishte si ndeshje futbolli çdo ditë. Ka patur tifoza çdo ditë në kantier. Shumë interes prej tyre dhe shumë padurim,’-deklaron inxhinieri.
Ndryshe nga stadiumi i vjetër tek i riu do të ketë edhe vend për parkim.
Në se e ka bë Kuksi, hallall ata që do luanë dhe Tifoza, por mos e ka bë Duka i KRIMIT me lekët e pista të tij, se është harram leku i Dukës.
Përgjigju