Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus

Kosova & Rajoni

Knaus: Shkëmbimi i territoreve të Kosovës dhe Serbisë sjell konflikte

30 Gusht 2018, 11:06| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 11:10

  • Share

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, tha se debati për ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm dhe se mund të nxisë konflikte në Ballkan.

Ideja se zgjidhja më e mirë e problemeve me pakicat është largimi i tyre me ndryshim të kufijve, ka qenë gjithmonë e rrezikshme. Kjo metodë krijon konflikte të reja në Ballkan dhe na kthen në vitet 1980, kur intelektualët dhe politikanët e ish-Jugosllavisë, në vend të debatit për reforma, kanë folur për kufij dhe çështje etnike. Të gjithë e dimë se si ka përfunduar kjo.

Gerald Knaus

Knaus po ashtu tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës për të disktuar rreth shkëmbimit territorial dhe shtoi se ndryshimi i kufijve nuk u shërben interesave të serbëve që jetojnë në pjesë të Kosovës dhe duan bashkimin me Serbinë.

Fati i serbëve në Kosovë dhe i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk duhet të varet nga qeveritë e tyre.

Gerald Knaus

Ai tha se administrata amerikane e ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje dhe se nuk është aq e interesuar për Ballkanin. Kur bëhet fjalë për Rusinë, Knaus tha se Moska dëshiron të pengojë integrimin e Ballkanit në BE./REL

Komento

Komente

  • Mala: 31/08/2018 10:14

    Po i dini leshimet e gabimet qe jane bere ne te kaluaren,andaj,i friksoheni problemeve.Patjeter del problem me Vojvodinen dhe Hungarine e Sanxhakun me Kosoven apo si♪5 po litet gabimisht me Bosnjen,sanxhakasite nuk jane boshnjak-jane shqiptar,Del problem me Istren,Del problem me Qamerine,del problem me Republiken Serpska,Del me kufijt mes Sllovenise dhe Kreocise,Mes BH dhe serbise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?