Knut Fleckenstein dhe ministrja Gjonaj

Politikë
Top 24

Knut Fleckenstein: Zbatoni reformën në drejtësi/ Gjonaj: Së shpejti ngrihet KLP dhe KLGJ

8 Nëntor 2018, 13:44| Përditesimi: 8 Nëntor 2018, 13:47

  • Share

TIRANE-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Gjonaj e njohu të dërguarin e PE me ecurinë e procesit për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, për të cilat tha se “pritet të përfundojnë shumë shpejt”.

Raportuesi i PE, Knut Fleckenstein vlerësoi përpjekjet që janë bërë jo vetëm në Reformën në Drejtësi por edhe në proceset e tjera si lufta kundër korrupsionit, reforma e tokës dhe sistemin penitenciar.

Ai kërkoi të vazhdohej në rrugën e nisur duke përshpejtuar proceset dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformave shtetformuese. Përsa i përket masave në luftën kundër korrupsionit, ministrja Gjonaj ka theksuar se mekanizmi i ngritur nga qeveria po funksionon me efikasitet të plotë.

Ministrja theksoi se Task Forca Antikorrupsion në bashkëpunim edhe me institucionet e tjetra ligjzbatuese ka dërguar në prokurori për ndjekje penale 35 zyrtarë të lartë, ndërkohë që janë marrë rreth 400 masa të tjera disiplinore.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?