Politikë

Knut Flenckenstein në ikje e sipër, kush është portugezja që pritet t’i zërë vendin

8 Tetor 2019, 15:43| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 15:48

  • Share

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flenckenstein është në ikje e sipër, ndërkohë sot në Bruksel është folur për një emër tjetër që do të zëvendësojë eurodeputetin gjerman.

Emri i Isabel Santos, eurodeputetes portugeze është nominuar si raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Santos u zgjodh si Anëtare e Parlamentit Europian këtë vit, ndërkohë më parë ka shërbyer si anëtare e parlamentit në Portugali.

Isabel Santos është anëtare e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), ndërkohë nominimi i saj është publikuar në faqen ‘European Western Balkans’, e cila shkruan se raportuesit e PE përgatisin raportet për vendet kandidate për në BE.

Isabel Santos

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?