Politikë
Top 24

Zyrtare! Shpëtim Idrizi kalon në opozitën e bashkuar, koalicion për zgjedhjet lokale të 2019-ës

16 Shtator 2018, 10:04| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 14:03

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të takimit, dy kryetarët kanë mbajtur një fjalim të shkurtër para gazetarëve. 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se bisedimet janë përmbyllur me sukses. Me firmosjen e marrëveshjes mes dy partive, PDIU dhe PD do të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjithë faktorët politikë të vendit, konkludohen me sukses bisedimet me PDIU-në. PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. T’i japim fund bashkëqeverisjes me krimin që ka zaptuar parlamentin, qeverinë dhe vendin. Sikundër diskutuam në detaje, duam të zhvillojmë horizontin tonë për një Shqipëri me treg të lirë.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

 

Kryetari  i PD Lulzim Basha arrin në takim

Pak ditë më parë në fjalimin e tij para pjesëtarëve të kësaj Partie, Idrizi tha se PDIU do të shikojë mundësinë për një bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe Këshilli Kombëtar caktoi si kryesues të ekipit negociator, Shpëtim Idrizin. Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se mirëpret vendimin e PDIU për t’ u larguar nga koalicioni me Ramën.

Idrizi kalon tek koalicioni opozitar i vetëm, pasi 3 deputetët Reme Lala, Elena Xhini, dhe Dritan Bici kanë bërë publik faktin se do të vazhdojnë të jenë nën “ombrellën” e qeverisë Rama. Marrëveshja me PDIU-n pritet të prodhojë dy efekte, pasi deputetët e PDIU-së vazhduan me mazhorancën, ndërsa afrimi i PDIU-së tek PD ka shqetësuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili mund të largohet nga koalicioni opozitar, pasi ai nuk pranoi të ishte vite më parë pjesë e mazhorancës Rama, dhe dy ditë më parë zhvilloi një takim urgjent në selinë e PD-së.

Komento

Komente

  • Saikeq tahiri: 16/09/2018 12:54

    Basha duhet ti kishte futur shkelmin ketij hajduti me çizme dhe jo ta pranonte,do fitonte shume pike ne syte e qytetareve.kjo tregon qe basha nuk eshte politikan por nje lecke e pa vlere qe nuk do vije dot kurre ne pushtet

    Përgjigju
  • Vangjeli: 16/09/2018 12:29

    Edhe nga PD.do largohesh prap se ka bere kualicjon greku Dule perpara teje

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 16/09/2018 11:38

    Shkurt muhabetit spo iken pdiu por vetem Idrizi.Avash avash do shkoj te bej spikerin e Lajmeve te Klani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?