TIRANE- Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ prezanton të hënën, e 24 marsit, programin dhe kandidatët në lista për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni përbëhet nga dy parti, “Djathtas 1912”, dhe LZHK e Dashamir Shehit.
Në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv, kreu i partisë “Djathtas 1912” Enkelejd Alibeaj tha se do të ishte më e mirë që në zgjedhje koalicioni të ishte një ‘arkipelag’ i partive të reja kundër partive të vjetra.
“Duhet të jem i sinqertë. Nuk është variant më i mirë. E udhës do të ishte një koalicion sa më i gjerë për shkak dhe të sistemit zgjedhor dhe rregullat që miratoi Berisha me Ramën më 26 korrik që kishin qëllim të asgjësonin secilin subjektet e reja politike, si dhe të dekurajonin një shumicë shqiptarësh që nuk preferonin as njërin as tjetrin. Synimi ishte të firmësohej një arqipelag i partive të reja, përpjekjet tona u bënë por ja ku jemi këtu.
Ku i gjen financimet "Djathtas 1912"?
Enkelejd Alibeaj: Financime nuk kemi, Zero!
Report Tv: Si ia bëni?
Enkelejd Alibeaj: Paga ime. ‘Djathtas 1912’ duke qenë subjekt i ri. Për shkak dhe të ligjit i cili në këtë moment është jo i barabartë nuk jem asnjë financim e kontributet janë personale.
Pse përfshiu dy vajzat dhe nënën e vet në listën e mbyllur të Tiranës?
Alibeaj pranon se nuk kemi të bëjmë me normalitet, por me një sjellje të kushtëzuar nga hilja e bërë nga Rama e Berisha me ndryshimet kushtetuese të 26 korrikut 2024
“Nuk është normale ajo çfarëka ndodhur por në një situatë anormale por u bë një hile nga Rama e Berisha në 26 korrik. Sistemi i miratuar me lista të mbyllura nga Berisha e Edi Rama iu imponua partive të reja. Që në atë moment thashë do ta qesharakëzojmë këtë sistem. Bëra këtë gjë. Po në lista të mbyllura vendosëm familjarët tanë për tu thënë atyre që famljarët tanë që në momentin kur regjistrohemi dhe fushata nis, ata do të dorëhiqen. Sot ka ndodhur dorëheqja, dhe sot ‘Djathtas për Zhvillim’ garojmë me 140 kandidatë.
Me synim për ta banalizuar sistemin e listave të mbyllura. Unë vura nënën dhe 2 vajzat e mija, se ramë dakord që 37 kandidatët në Tiranë të ishin të barabartë, qoftë unë, qoftë Ekrem Spahia, Dash Shehi. Të detyruar vendosëm ata emra të familjarëve dhe kanë dhënë dorëheqjen të gjithë. Garancinë që ata që janë në lista të mbyllura nuk marrin mandat duhet ta mbajë unë, zoti Shehi kundrejt kandidatëve.
A mos krijon një rrjedhje votash? Si do e orientoni elektoralit që të mos votojnë nënën apo vajzat tuaja?
Ajo pjesë e mbyllur nuk kandidon ka dhënë dorëheqjen. Pjesa e mbyllur si emra do të jenë por nuk ka një kuti në fletën e votimit.
Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ prezanton të hënën, e 24 marsit, programin dhe kandidatët në lista për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni përbëhet nga dy parti, “Djathtas 1912”, dhe LZHK e Dashamir Shehit.
Në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv, kreu i partisë “Djathtas 1912” Enkelejd Alibeaj e konsideroi pozitive për arenën politikë futjen e partive të reja të cilat duket se po mbështeten dhe nga shqiptarët.
“Profilet dhe koalicionet e reja pak e nga pak po futen në arenën politike. Një nga synimet është çarja e sistemit politik bipolar po përgjigjen dhe shqiptarët"
Po a po bëjnë partitë e reja lojën e partive të tjera, a ka ‘flirte” mes tyre?
Alibeaj denoncon bashkëpunimin e Lulzim Bashës me Taulant Ballën, ndërsa sa i takon partive të tjera të vogla është i besimit se janë të vjetrit që synojnë të përhapin thashetheme me qëllim që të mos përçahet binomi PS - PD
“Partia e Taulant Ballës e ka bërë koalicionin ‘euroatlantik’. Duket qartazi që pjesa e vjetër politike është e shqetësuar. Nuk dua ta mendoj dhe nuk kam asnjë provë që subjektet e reja të jenë të tuteluara as nga PD e as nga PS. Legjendet urbane janë dhe do të jenë. E udhës të injektojmë dhe të bazohemi jo tek thashethemnaja. Nisma ‘Thurje’, lëvizja ‘Bashkë” kanë qëndrim pro SPAK, që nuk e kanë partitë e vjetra. Është e udhës të gjykohen për fjalët që thonë. Thashethemnaja hapet nga të vjetrit.
Komente

O alibabe spurdhjak ngele , gozhde ne fyt e keni Ramen , ashtu do tu ngelet , nuk krahasohet kure Rama me sali kriminelin qe ju e perkrahni .Fitore PS 2030 .
Përgjigju