Koalicioni i dytë opozitar/ Kujtim Gjuzi dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim, zbulohen 4 partitë politike që bëhen bashkë për të garuar në 25 prill

24 Shkurt 2021, 17:47| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 23:22

  • Share

Ka mbërritur pasditen e sotme në KQZ kërkesa e parë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij koalicioni janë:

-Partia Kombëtare Konservatore Albania;

-Partia Ora e Shqipërisë;

-Partia Emigracioni Shqiptar;

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.

Ky është koalicioni i parë opozitar që është regjistruar për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që pritet të regjistrohet edhe koalicioni i Partisë Demokratike.

Nën siglën, ‘Aleanca për ndryshim’, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka finalizuar marrëveshjen me aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, aleati më i vështirë për t'u bindur,  LZHK-ja e Dashamir Shehit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare. Basha ka ftuar dhe FRD-në e Bamir Topit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjudhi: 24/02/2021 18:32

    ku i kane maskat keta legenat mor aman.po ky virusi si nuk mori nje injorant bastard qe nuk i duhet as dreqit? po ky gjuzi xhaketen borxh e ka mare apo me qira? eh o popull nuk ngel parlamenti pa gjuzra e pa ndokra e nokra....e ne presim qe te hecim perpara.mjer vebdi mjer populli ne dore te kujt esht

    Përgjigju
  • Haha: 24/02/2021 18:02

    Parti leshi parti by...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?