Sali Berisha me aleatët

Opinion

Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt

25 Mars, 21:09| Përditesimi: 25 Mars, 22:52

  • Share

Përfaqësuesit e partive politike kanë deklaruar objeksione të guximshme për zgjedhjet e 11 majit. Kujtim Gjuzi, i cili mori vetëm dy vota si kandidat për deputet në 2021, ka deklaruar se do të marrë 71 mijë vota. Rezultati në 2021 i Gjuzit mund të konsiderohet si progres pasi në zgjedhjet e 2019 mori zero vota. Me sa duket kishte harruar të votonte për veten e tij! 

Selami Jenisheri, i dënuar për mashtrim, pretendon se do të marrë 25 mijë vota. Mbetet e paqartë se ku do t'a çojë Jenisheri këtë thes me vota pasi ka paralajmëruar se do të padisë në SPAK kreun e koalicionit, Sali Berishën, i cili i bëri 'diss' Bashës me këngën e Unikatil, por jo me këngën e Hysenit. 

Tedi Blushi i ish LSI-së thotë se do marrin 12 mandate, duke sfiduar sondazhet që e nxjerrin 1 %. Gjithsesi, shifra u korrigjua sot nga shefi i tij nga qelia, Ilir Meta, i cili tha se koalicioni i madhështorëve mund të marrë 84 mandate. Përfshirja e foljes jokalimtare 'mund' tregon se i ka dalë rakia në qeli. 

Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të marrë 71 mandate. Ky objektiv merr një tjetër dimesion pas dorëzimit të listës në KQZ, e cila dukej si listë dasme. Përfytyroni për një moment Kuvendin dhe qeverinë e Lapajt nëse do të merrte 71 mandate: Babi kryetar Kuvendi, daja ministër i Brendshëm, tezja ministre e Jashtme, halla zv/kryeministre, gruaja e Shabanit ministre e Arsimit etj.

Të vetmit që e kanë të panevojshme për t'i hyrë parashikimeve zgjedhore janë Tritan Shehu dhe Fatmir Mediu. Në një kohë kur Jorida Tabaku, fituese e primareve, u zhvendos në listë të hapur dhe sot detyrohet të dalë të blejë speca për të siguruar votat, për Shehun dhe Mediun zgjedhjet nuk kanë kuptim. 

Nëse një ditë PD-ja do mbetet me tre deputetë; ata do të jenë Shehu, Mediu dhe Berisha. Arsyet se pse vendi i sigurtë në listën e PD i Shehut dhe Mediut nuk është vënë dhe nuk do të vihet kurrë në diskutim nga Berisha, e dinë vetë ata!/ Marrë nga profili në Facebook

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?