Lulzim Basha

Politikë

Koalicioni opozitar, Basha i hap derën Shpëtim Idrizit: Më ndihmo të largojmë Ramën

13 Shtator 2018, 10:54| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 14:31

  • Share

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Durrësi u shpreh sot se mirëpret vendimin e PDIU për t’ u larguar nga koalicioni me Ramën. Ai tha se do të nisin bisedimet me Idrizin për të formuluar strategjinë për largimin e Ramës nga pushteti.

Do të mirëpres kërkesën e PDIU për të nisur bisedimet, bazuar te objektivat, çlirimin e vendit nga krimi dhe formulimi i zgjidhjeve të përbashkëta për çliruar Shqipërinë nga krimi.

Lulzim Basha

Report Tv ka mësuar se Idrizi do kalojë i vetëm krah PD-së, ndërkohë që tre deputetë të kësaj partie do të vijojnë bashkëpunimin me Partinë Socialiste. Elena Xhina, Reme Lala dhe Dritan Bici do tw kalojnë me shumicën parlamentare.

PDIU rikthehet pas 4 vitesh te e djathta, pasi u largua në vitin 2014. Një vit më parë, 2013, PD kishte kaluar në opozitë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa PDIU, në këto zgjedhje siguroi pesë mandate. Vetë Idrizi u zgjodh deputet përmes listave të PD.

Por edhe koalicioni me PS nuk funksionoi. Në zgjedhjet e vitit të kaluar, PDIU arriti të marrë vetëm 3 mandate, dy në Elbasan Aqif Rakipi dhe Bujar Muça (të dy të larguar më pas i pari për efekt të dekriminalizimit dhe i dyti dorëzoi mandatin, duke u zëvendësuar përkatësisht nga Elena Xhina dhe Dritan Bici) dhe një në Dibër (Reme Lala).

Komento

Komente

  • Mala: 13/09/2018 13:30

    Ramen e zgjodhi sovrani, ai mund ta lagoje,e kuresesi, as ti me kata halabaket shtegtar. e as me Idrizin qe po e kerkon te te ndihmoje.Mesoj rregullat e demokracise,legohu nga parregullesite dhe hargjimet e takses e popullit,Mos kalironi sic thot populli ne Kosove, "Shkup e Shkoder".Per keto sovrani ka obligim t'ju ndeshkoje.Kuvendaret kane kerkuar besim per te sherbyer popullin,jo per te kaliruar ne kurriz te Tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?