Koalicioni pro familjes: Konsultë me ministrinë e Shëndetësisë për ligjin për surrogacinë, vendi s’është gati

3 Maj, 16:50| Përditesimi: 3 Maj, 17:03

  • Share

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dorëzoi një kërkesë për seancë dëgjimore në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me Projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që është hedhur për konsultim publik.

Përfaqësues të tij thanë se nuk ka pasur asnjë dëgjesë deri tani dhe se Shqipëria nuk është gati për surrogacinë.

"Ne kemi ardhur këtu për t'i kërkuar ministrisë së Shëndetësisë dëgjesë publike për ta konsultuar ligjin që prek për opinionin tonë qenien njerëzore në çdo dimension. Ky projektligj lejon që Shqipëria të bëhet një nga vendet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe lejon trafikimin e grave, bebeve dhe foshjeve të fogla. Ky ligj prek edhe abortin, idea është që vajzat e vogla 16 vjeçare ljeohn që të abortojnë pa dijeninë e prindërve. Përveç kësaj ky ligj e bën Shqipërinë një parajsë të vërtetë për surrogacinë dhe trafikimin e qenieve njerëzore. A e dini që në Bruksel vetëm në 23 prill u diskutua që surrogacia është një nga faktorët më të mëdhenj për trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria nuk është një tokë që është gati për ligje të tilla. Unë do ju bëja thirrje të gjithë ligjvënësve që të mos marrin copy paste dhe të mos kopjojnë ligje e vendeve të tjera. Do doja të kishim një dëgjesë publike mes specialistëve të ministrisë së Shëndetësisë",  deklaroi Linda Pano, përfaqësuesja e koalicionit.

Aktivistët kanë paralajmëruar protesta nëse propozimet nuk do të konsiderohen.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/05/2024 23:24

    Ja dhe /sherbetorja e Zotit/,Lindita Pano,ka frike se ajo dhe burri i saj pastor dhe te ngjashem me ta ne profesion mbeten pa pune e pa te ardhura dhe dalin ne proteste gjoja /ne emer te mbrojtjes se familjes/ e gjoja se /vendi do na u ktheka ne fole trafiku njerezish/! Feja fillon aty ku mbaron shkenca dhe shkenca e njeriu po vene ne kontroll dhe dy misteret e fundit te jetes,lindjen dhe vdekjen,te drejten per te patur femije si,sa e kur te duash dhe te drejten per te vdekur kur e si te duash(eutanazine),pa sherbetoret e Zotit ne mes si Panot me shoke qe zukatin me keq se gjinkallat ne zheg te vapes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?