Bota

Kobe, vogëlushi që akoma nuk di të flasë por është një shef i vërtetë (VIDEO)

9 Shkurt 2021, 14:17| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 16:08

  • Share

“Gatimi është një mënyrë argëtimi për fëmijët dhe lumturi për të rriturit. Por gatimi me kujdes mbi të gjitha është një akt dashurie,” mishërimi i kësaj thënie është vogëlushi Kobe.

Ai është shefi më i vogël që keni parë ndonjëherë por ndoshta më i adhurueshmi.  Djali i vogël nuk mund të flasë akoma, por duket se adhuron gatimin. Ai e bën atë të duket aq argëtues dhe i këndshëm duke i ngjallur të gjithëve  dëshirën për të gatuar.

Në videot që janë bërë trend në Instagram dhe TikTok,  Kobe na tregon sesi mund të gatuash këndshëm dhe shëndetshëm.  Kobe ka llogarinë e tij në Instagram, ku prindërit e tij ndajnë aventurat e tij kuzhinës dhe secila video pëlqehet edhe më shumë.

Shefi i vogël ndonjëherë edhe mund të digjet por gishtat e tij magjik nuk ndalojnë. Prindërit gjithashtu duhet të kenë durim dhe fleksibilitet të jashtëzakonshëm për ta realizuar gjërat siç i do i vogli, por vogëlushi ka jashtë mase shumë dëshirë për ta realizuar këtë. Duke na dhënë të gjithëve një mësim të këndshëm dhe duke na argëtuar pafund.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?