AFRIKË E JUGUT- Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë duartrokitur guximin e një piloti i cili ia doli që të bënte një ulje të sigurt edhe pse ndjeu një kobër helmuese që po i rrëshqiste në trupin e tij teksa po fluturonte.
Piloti, Rudolf Erasmus, i tha CNN se po pilotonte një aeroplan të vogël të hënën me katër kolegë në bord, kur pësoi një “ndjesi të ftohtë, poshtë këmishës sime në zonën e ijeve".
“Në fillim mendova se po më rridhte shishja e ujit. Ndërsa u ktheva në të majtë dhe shikova poshtë, pashë kokën e gjarprit që tërhiqej poshtë sediljes sime. Kam pasur një moment heshtjeje. Ishte më shumë sikur truri im nuk e kishte regjistruar atë që po ndodhte për të qenë vërtet i sinqertë. Ishte një moment mosbesimi, mendoj”, ka treguar ai.
Ai ka treguar se para se të nisej në fluturim kishte një kobra, por nuk e kishte menduar që ai ishte fshehur pikërisht në avionin që do nisej për fluturim. Për fat të mirë, të pesë personat në bord nuk pësuan asnjë lëndim. Kobrat e Kepit kanë një pickim helmues dhe mund të arrijnë më shumë se 5 metra të gjatë, sipas Institutit Kombëtar të Biodiversitetit të Afrikës së Jugut.
Kapësit lokalë të gjarpërinjve u thirrën në aeroplan pas uljes së detyruar, por Erasmus tha se gjarpri ishte zhdukur. Ai dhe disa inxhinierë kaluan dy ditët e ardhshme duke e “çmontuar” avionin në kërkim për gjarprin.
“Ata hoqën sediljet, qilimat, panelet – në thelb gjithçka në aeroplan që mund të zhvisheshin në atë pikë e bënë, por edhe një herë, për fat të keq pa sukses”, tha ai.