Petro Koçi, deputet i Partisë Socialiste

Politikë

Koçi: Berisha gati të paguajë 6 milionë për të larë njollën që i la SHBA! Kush po financon ‘lavanderinë’! Mos vallë pallatet te ish-klubi Partizani apo Gërdeci?

27 Prill, 19:32| Përditesimi: 27 Prill, 19:40

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke akuzuar kreun e PD-së Sali Berisha për përpjekje të hapura për të ‘larë’ imazhin e tij në raport me SHBA.

Sipas Koçit, mbi 500 milionë lekë të reja janë vënë në dispozicion vetëm për ‘hallin personal të Berishës.

“Pastrimi i njollave të rrobave nuk është falas, por ky pastrimi i fytyrës politike paska çmim të kripur në cilësi madhështore. Jane paratë e Gërdecit, të pallateve të ish klubi Partizani, të tokave të Porto Romanos, apo të ndonjë afere tjetër ku e kanë ngaterruar ish-kryeministrin Princi dhe Princesha e tij?” shkruan Koçi  me ironi ndaj lobimeve të Berishës."-shkruan Koçi

Nga ana tjetër Koçi shkruan se ku mund të gjendet një shumë kaq e madhe se kush është duke pastruar ‘njollat e turpit të Berishës’.  Sipas Koçit ky është modeli i blerjes së nderit me 5 miliardë lekë.

 “Ku mund të gjenden 5 miliardë lekë për të paguar lavanderinë që pastron njollat e turpit që ka lënë korrupsioni në lëkurën e fytyrës politike të Sali Berishës?”  Ecja politike e Berishës qenka një marshim nga një korrupsion në tjetrin. Ky është modeli i blerjes së nderit. Le të mos e kesh atë. Jo kushdo mund ta blejë këtë mall. Berisha po. Ai mund ta blejë nderin me 5 miliardë lekë. Dhe yjet rrinë e vështrojnë.”-shkruan Koçi më tej. 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?