Politikë

'Ministri i Jashtëm grek është me origjinë nga Himara' (VIDEO)

29 Tetor 2019, 21:50| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 08:53

  • Share

Ministri i Jashtëm i Greqisë në qeverinë e partisë Demokracia e Re, Nikos Dendias është me origjinë nga Himara. Kështu është shprehur zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi në emisionin “Repolitix”. "Mbiemri autentik është Dede" tha ai.

Ndërsa gazetari Aleksandër Çipa u shpreh se "Unë e kam te konsultuar edhe nga shtypi i Korfuzit dhe rezulton të jetë një degë e fisit Dede nga Vunoi i Himarës dhe ka gati 100 vite në Greqi" tha ai. Dendias ka lindur në Korfuz ndërsa prindërit e tij janë nga ishulli Paksos në detin Jon.

Ministri i Jashtëm i Greqisë në qeverinë e partisë Demokracia e Re, Nikos Dendias

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?