Sali Berisha gjatë protestës së sotme, 23 dhjetor 2024

Politikë

Protesa e opozitës, Petro Koçi: Do të shesin vilat në Gjirin e Lalëzit dhe milionat do t’ua shpërndajnë qytetarëve

23 Dhjetor, 19:37| Përditesimi: 23 Dhjetor, 19:58

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar për protestën e sotme të opozitës duke theksuar se sipas disa burimeve të sigurta lidershipi pëdëist ka vendosur të shesë vilat në Gjirin e Lalëzit dhe me ato miliona euro do përgatiten mijëra pako e dhurata për popullin e Tiranës e të gjithë Shqipërisë.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale një ditë më parë Koçi thekson gjithashtu se i gjithë lidershipi i PD në 23 Dhjetor do i kërkojë falje popullit dhe shtetit për çdo të zezë që i ka shkaktuar vendit duke filluar me prishjen e Qeverisë së Stabilitetit, nenin 24/1, privatizimet me formulën qyl në bordet partiake, zgjedhjet e përgjakura të Libofshës, grushtin e shtetit të 26 Majit '96, shpartallimin e shtetit në '97-ës,14 shtatorin '98, 21 Janarin, hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë, qindra shishe molotove mbi policinë dhe institucionet e shtetit, përdorimin e fëmijëve për të djegur godina partish, djegien e qendrave të votimit në 2019, sulmet mbi gardistët etj.

Postimi i plotë:

Një lajm i gëzuar miq; PD më në fund e paska ndarë mendjen për mirë.

Ka vendosur të na zhgënjejë!

Ka reflektuar thellë mbi veprimtarinë e saj të kohëve të fundit mbushur me dhunë, grushta, shkelma, zjarr dhe bllokim jete.

Nuk ka asnjë plan te ndalojë ardhjen e Vitit të Ri dhe as ti bëjë pritë Santa Klausit në 25 Dhjetor.

Ka pare në sistemin VAR tërë bëmat e deputetëve të saj gangsterë dhe i ka vënë e tmerruar gishtin kokës.

Vetë Sali Berisha është tronditur i tëri nga regjistrimet me zë e figurë duke e quajtur çuditërisht SPAK organizatë kriminale dhe ndofta po mendon se dikush mund ti ketë injektuar ndonjë lloj droge që e ka katandisur deri më sot në ate dreq derexheje dhe fjalori të padenjë.

I gjithë lidershipi i PD në 23 Dhjetor do i kërkojë falje popullit dhe shtetit për çdo bëmë të zeze që i ka shkaktuar vendit duke filluar me prishjen e Qeverisë se Stabilitetit, nenin 24/1, privatizimet me formulën qyl në bordet partiake, zgjedhjet e përgjakura të Libofshës, grushtin e shtetit të 26 Majit '96, shpartallimin e shtetit në '97 ën, 14 shtatorin '98, 21 Janarin, hedhjen ne ere te shtyllave te tensionit te larte, qindra shishe molotove mbi policine dhe institucionet e shtetit, perdorimin e femijeve per te djegur godina partish, djegien e qendrave të votimit në 2019, sulmet mbi gardistët etj.

Bile nesër, në 23 Dhjetor 2024 do jetë surpriza më madhe e ndodhur ndonjeherë në historinë moderne të Shqiperisë. Burime të sigurta pranë PD bëjnë të ditur se lidershipi pëdëist ka vendosur të shesë vilat në Gjirin e Lalëzit dhe me ato miliona euro do përgatiten mijëra pako e dhurata për popullin e Tiranës e të gjithe Shqipërisë.

Qindra mijëra trëndafila do i shpërndahen njerëzve te thjeshtë të këtij vendi e bashke me dhurimin e pakove të bollshme do urohet çdo kalimtar i rrugës:

Gëzuar festat, na fal për çdo faj që kemi bërë, zoti qoftë me ty!/Marrë nga Facebook

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?