Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç

Kosova & Rajoni

BE reagon pas dorëheqjes së 4 kryetarëve të komunave serbe në Kosovë: Hiqeni taksën 100% me Serbinë

27 Nëntor 2018, 16:39| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 17:43

  • Share

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, ka reaguar pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Kosovës, duke bërë thirrje edhe një herë që taksa e vendosur për mallrat serbe të largohet menjëherë.

Kocijançiç theksoi se Bashkimi Evropian ka qenë shumë e qartë për taksën ndaj produkteve serbe, duke e konsideruar gjithnjë si një vendim që përbën shkelje të CEFTA-s dhe marrëveshjes së Stabilizimit të Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

"Autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin këto masa. Të ndalohen deklarimet provokuese të cilat nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e raporteve”, tha Kocijançiç,transmeton gazeta kosovare "Express".

Ajo shtoi se palët duhet t'i zgjidhin ankesat e tyre jo nëpërmjet masave të këtij lloji, por përmes një dialogu ndërmjetësues.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ai i Leposaviqit, Zoran Todiq, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq si dhe kryetari i Zveçanit, Vucina Jankoviq dhanë sot dorëheqjen nga postet e tyre përkatëse nën argumentin se serbëve të komunave veriore kosovare po iu kërcënohet gjithnjë e më shumë jetesa nga politika dhe dhuna e vazhdueshme që po ushtron shteti kosovar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?