Sociale

Koçiu: 3,500 persona me aftësi të kufizuar të punësuar në shtet e privat

3 Dhjetor 2024, 12:30| Përditesimi: 3 Dhjetor 2024, 12:36

  • Share

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar, ministrja e Shëndetësisë Albana Kociu, bëri të ditur se 3 mijë e 500 persona me aftësi ndryshe janë punësuar.

Vetëm për këtë vit 525 prej tyre janë përfshirë në programe punësimi dhe formimi profesional në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Kociu sjell historitë e tret ë rinjve, Redit, Marios dhe Eldës, të punësuar në shtet dhe privat, të cilët sipas saj janë dëshmi se me guxim dhe mbështetje përballohet cdo sfidë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?