Politikë

Koçiu i lë stafetën Salës: Rrugëtimi më i bukur i jetës sime

20 Shtator, 10:29| Përditesimi: 20 Shtator, 11:03

  • Share

 

Albana Koçiu i la stafetën Evis Salës si ministre Shëndetësie. Koçiu tha se të ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë një nga eksperiencat më të bukura.

"Kam një falënderim zemre për të gjithë. Ishte një eksperiencë jashtëzakonshme, të prekje këtë sektor jetik. E dimë sa sfida ka shëndetësia, por nuk është momenti për te bërë bilanc, sot është pikënisje. Evis jam e sigurt që do i japë hov cilësor punës, jam e sigurt që do bëni sukses. Ishte rrugëtimi më i bukur i jetës sime", tha Koçiu.

Koçiu tashmë do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brenshme, e para grua në krye të këtij dikasteri.


Lajmi kryesor:

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Të fusim Inteligjencën Artificiale në spitale, hapim Universitet Mjekësor në Fier! Evis Sala: Zgjidhim rimbursimin e barnave onkologjike


Xh.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?