Foto nga momenti i operacionit

Shëndeti

Koçiu: Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

22 Prill, 09:50| Përditesimi: 22 Prill, 09:51

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, është realizuar me sukses një ndërhyrje e avancuar kirurgjikale: heqja endoskopike e lobit të poshtëm të mushkërinë së djathtë përmes teknikës Uniportal VATS (Video Assisted Thoracoscopic Surgery).

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Kjo teknikë minimalisht invazive, e përdorur gjerësisht në qendrat më të specializuara ndërkombëtare, sjell një standard të ri në kirurgjinë torakale shqiptare. Me një prerje vetëm 5 cm (kundrejt 15-20 cm në kirurgjinë tradicionale), ajo redukton ndjeshëm dhimbjen, shkurton kohën e qëndrimit në spital dhe përmirëson dukshëm cilësinë e rikuperimit për pacientin.

“Mirënjohje për ekipin e mjekëve:

Prof. As. Fatmir Caushi, Dr. Shk. Ilir Skënduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Eljana Shima, Dr. Fahri Kokiqi, Manushaqe Hoxha kryeinfermiere salle, dhe Mirjeta Almeta instrumentare”, thuhet më tej në shkrimin e postuar nga Koçiu.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?