Kodheli: Regjimi i vizave me Kosovën, gabimi më i madh i BE! Europa ka një problem me të ardhmen

24 Qershor 2022, 18:37| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 18:51

  • Share

TIRANË- “Ballkani duhet të jetë pjesë e BE për arsye gjeopolitike dhe nëse dikush në BE s’e ka kuptuar këtë, atëherë ky është një problem”. Kështu u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Mimi Kodheli. Ajo shtoi se BE duhet ta pranojë Shqipërinë në familjen europiane për të njëjtat arsye sikurse u anëtarësuam edhe në NATO.

“Duhet ta ndajmë për një moment Ukrainën nga Moldavia. Ukraina është në luftë aktualisht, por është një hambar për drithin për kontinentin europian. Moldavia hyn sot bashkë me Ukrainën për një arsye gjeopolitike dhe për këtë arsye që hyri Shqipëria në NATO në 2009, një vend si Mali i Zi hyn në NATO. Nëse dikush s’e ka kuptuar që për arsye gjeopolitike Ballkani duhet të jetë pjesë e BE, do të thotë se Europa ka një problem shumë të madh me të ardhmen, jo me të tashmen. Por situata nuk duhet të na bëjë të humbasim ekuilibrin politik duke qenë eksportues të paqes dhe stabilitetit si shqiptarë. Unë besoj që gjërat mund të ndryshojnë të gjithë lojën politike në Europë dhe ne të përfitojmë” – tha Kodheli për Report TV.

Deputetja socialiste u ndal edhe tek rasti i Kosovës, të cilës Bashkimi Evropian nuk ia ka hequr ende regjimin e vizave. Mimi Kodheli e cilësoi këtë si gabimin më të madh të BE-së në ditët e sotme. Ajo komentoi edhe rastin e anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, të cilat sipas Kodhelit, nuk i çuan deri në fund disa prej reformave. Kodheli u ndal edhe tek Maqedonia e Veriut, e cila prej 17 vitesh pret çeljen e negociatave.

“Mos të harrojmë se Maqedonia e Veriut kanë 17 vjet që ka marrë statusin e kandidatit dhe kjo është e rëndë. Ne kemi 8 vite dhe na duken shumë. Neve na janë kërkuar reforma, ndërsa Maqedonisë iu kërkua edhe të ndryshojë emrin. Ndërsa gabimi më i madh që mund të ketë bërë Europa, unë besoj se është mos heqja e vizave për Kosovën. Me sa kam unë informacion, Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe detyrat që i janë dhënë. Ka qenë në gjendje kohë më parë për t’i hequr regjimine  vizave. Por Europa ka edhe problemet e saj që nuk kanë nisur me BREXIT apo me pushtimin e Ukrainës. Për fat të keq përballemi me këtë gjendje të Europës. Duhet të menaxhojmë durimin tonë, por edhe reformat për të cilat kemi aq nevojë. Të mos harrojmë se Rumania apo Bullgaria kanë lënë një hatërmbetje në vendet perëndimore për shkak të mosrealizimit të reformave deri në fund. Është një faj i tyre, por edhe i supervizorëve të tyre dhe ata që i futën në Bashkimin Evropian. Ne bëmë një reformë, sistemin gjyqësor, që është një notë plus dhe duhet të kishim një vlerësim të veçantë” – deklaroi Kodheli.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar komentoi edhe përplasjen mes qeverisë bullgare dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, nuk ekziston asnjë konflikt mes Tiranës dhe Sofjes. Kodheli shtoi se tashmë që parlamenti bullgar i hapi rrugë heqjes së vetos, tashmë është radha e Maqedonisë së Veriut që të shprehet nëse e pranon formulën e presidentit francez Macron.

“Bullgaria na ka mbështetur për proceset integruese. Absolutisht nuk ka një konflikt me Bullgarinë. Por ne duhet të ishim shumë më pak pre e ndjenjave primodiale që shpeshherë dalin këtej pari. Ne jetojmë në një botë të përbashkët me të njëjtat probleme te mjedisit apo sigurie që shqetësojnë këdo njësoj dhe ndaj duhet të jemi më mendjehapur. Parlamenti bullgar ia ka lënë tashmë kryeministrit ta mbullë këtë proces. Formula franceze bëri që parlamenti të vinte në këtë vendimarrje, ndërkohë që pritet një përgjigje edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut nëse e pranon këtë formulë – deklaroi Kodheli.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vabdj: 24/06/2022 19:09

    Stratecharet socialiste godasin perseri. Oj zonjushkke kodheli, europa nuk ka problem me te ardhmen dhe nuk kane ngur per mendjen tuaj. Eshte Shqiperia ajo qe ka problem me te ardhmen dhe kjo eshte kryekeput pasoje e politikave spastruese etnike te Edvin Rames dhe partise suaj. Nuk i sheh europjanet te braktisin vendin e tyre, sepse nuk kane buke per te ngrene dhe te marrin rrugat ne mergim per nje jete dinjitoze. Kete e kemi problem ne dhe eshte pikerisht pasoje e keq-qeverisjes tuaj. Njk i sheh europjanet duke dorezuar sovranitet sic ben KM i juaj. C’lidhje kemi ne Shqiptaret me mungesen e identitetit etnik bullgaro - MVk? Vetem Km i jone arrin qe te nderlikoje ne pamundesi nje proces ligjor te kalibruar sic jane negociatat. As djalli i mallkuar nuk e ben kaq mire. Ne jemi me problemet ne drejtesi ku mungoi per te pakten 3-4 vjet gjykata kushtetuese. Ne jemi me problemet e ekonomise se barit dhe te miellit. Ne jemi me problemet e mafies ne shtet dhe te korrupsionit. Ne jemi me problemet e grabitjes se pronave. Dhe ju keni pafytyrsine te thoni qe europa ka probleme me te ardhmen? I ke pire ilacet per sot? Deluzioni Ramist ka kappluar te gjithe hallkat e shtetit. Po ju mbyllet fusha e veprimit. Europa i tha jo modelit tuaj qe ju perfaqsoni…korrupsioni, gjenocidi, spastrimi etnik, vrasjet, trafiku dhe mafja. Mos u perpiqni te mashtroni se e dime se ku ju fle lepuri. Te gjithe jeni per burg dhe psikiatri, si parti e gjitha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?