Kodi i Etikës, ministrat jo takime personale me biznesmenë! I ndalohen lojërat e fatit, në kafene e restorante vetëm në ditë pushimi! Jo veshje që tërheq vëmendje dhe arredim luksoz të zyrës

3 Maj 2022, 10:11| Përditesimi: 3 Maj 2022, 14:26

  • Share

Ministrat do të duhet të bëjnë më shumë kujdes me sjelljen e tyre, kjo për shkak të ashpërsimit të Kodit të Etikës. Me vendim qeverie, Ministrat nuk lejohen të takojnë vetëm biznesmenë, por në grupe biznesi dhe në prani të 2 nënpunësve publikë.

Po ashtu minutat  e  takimeve, identiteti i personave të përfshirë në këto  takime,  si dhe çështjet  e diskutuara  do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm që do të mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse.

Ministrat nuk mund të hyjnë në ambiente ku luhen lojëra fati, dhe i lejohet të frekuentojnë bare apo restorante vetëm në ditë festash apo pushimi dhe vetëm në raste të veçanta për arsye pune.

Po ashtu Ministrat nuk mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private dhe nuk mund të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës apo të udhëtojnë me “Bussines Class” brenda Europës, e të  përdorin sallën VIP të aeroportit.

Vëmendje i kushtohet edhe veshjes së tyre, ku në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, apo komisioneve parlamentare, veshja duhet të jetë modeste, mos të bjerë në sy dhe të mos bëhet shkak për polemika. Edhe për arredimin e zyrave kërkohet modesti dhe jo luks.

Dhuratat me vlerë mbi 10 mijë lekë, do të përdoren si dekor për zyrën ose të dorëzohen në kryeministri. Në shtator kryeministri Rama paralajmëroi për një Kod Etik të ashpër

Në rast të shkeljes së këtyre rregullave, ndëshkimi do të jetë kërkimi i ndjesës publike apo edhe lënia e detyrës, kjo në varësi të shkeljes së bërë. Rregullat të miratuara në shtator të vitit të shkuar nga Këshilli i Ministrave kanë hyrë në fuqi këto ditë.

Në fillim të mandatit të trete qeverisës, vetë kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar se qeveria do të nxirrte një “Kod Etike” që do të rregullonte veprimtarine e Ministrave në mënyrë të veçantë.

 

Komento

Komente

  • Arbërori: 03/05/2022 20:08

    Së shpejti do e shofim qeverin në një uniform si në kohen e kjoft largtit, vetëm se ky km bq po del edhe më i ndyer duke e zbrazur SHQIPËRIN nga shqipëtarët dhe duke e shitur jo vetëm vendin , por edhe kulturën kombëtare…qfar mjerimi qfar ironie e pështirë

    Përgjigju
  • Riku: 03/05/2022 14:04

    Hahahaha ka 10 vite qe vetem zhytet ne renditjen e korrupsionit po cdo vit ja fut nga nje karamele per te zgjuarit sic I cilëson qe medemek dine cfare dhe ke zgjedhin.... groteske ... juridikisht te gjitha keto kritere skane pike vlere sepse pozita e ministrave varet totalisht nga oreksi kryeministrit si ti respektojnë si jo nuk ndikon fare pasi pozita e tyre nuk gezon asnje mbrojtje... nejse parti edver butaket I ke gati kurdohere

    Përgjigju
  • Boli: 03/05/2022 13:16

    Ne kemi ikur shyqyr por dhe duhet te ikin dhe ato qe kane tru realisht Se nuk ka me shprese! Nqs ka na thoni ju, si mund te behet ndryshe! Ktu eshte cdo gje mafie dhe anarki e dhune e krim, Ska shance ne jete te mesme, pervec luftes dhe rruges pa krye... Ky po shet njerezit e vete, miqte , shoket.. Jo me ta vrasi mendjen per popullin! Kur sdo fmit e vet ai dhe te afermit, ca pret me!!!??? Ktu ska me vend as per pesimizem as per gje.. Eshte thjeshte realiteti dhe ne shqiperi ka vdek cdo norme njerzore, Po falimentojne te gjithe njerezit normal, Po ecin vetem ato qe pastrojne leket, lavatrice miliarda euro droge Te cilet furnizojne te ashtu quajturit "oligarke" dhe ndertojne kullat deri ne qiell, se milionat e eurove ske ku ti mbash tjeter..

    Përgjigju
  • Arber: 03/05/2022 13:07

    Turp i madh dhe poshtersi dhe tipik kod mafie! Te gjithe skllever te nen shtruar, Beni si them une, mos beni si bej une! Casino e lojra fati e takime me kriminele e biznesmen Kane bere cdo dite dhe do bejne Dhe do pijne kokaine dhe me kurva gjithe kohen, Por pse kjo propogande idiote, Thjeshte per te djegur ndonje qe duan vete, Se e dine shume mire qe s'rri pula pa henger m...t Por me kte rast do shikoni qef ne rrjete sociale me foto e video Me vipat e ministrat duke shkelur etiken! E theksoj, kjo eshte tipike mafioze, Ku koka e krimit i thote ushtareve qe mban afer Kujdes mos beni gabim te silleni keq dhe te beni kto gjera.. Dmth jeni thjeshte nen urdherat e mij, ju sdo jetoni jeten tuaj Do beni ca them une dhe kur te shkoni me grate me grafik qe do ja bej une.

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 03/05/2022 12:47

    Komentet me pseudonimet ‘Iliri’, ‘Albani’, ‘Mimoza’, ‘Arturi’, ‘Aferdita’, ‘Durresi’, ‘Toni’, dhe ‘Qosja’ i postova te gjitha une. E bera kete per te treguar me shembull se sa e lehte eshte te besh propagand qe godet besimin te shteti dhe shoqeria shqiptare. Kjo metode eshte perdorur javet e fundit ne menyre po kaq transparente dhe fallco nga komentues te tjere shqipfoles (ne disa raste komentet servile ka gjasa te kene qene te papapergatitura dhe postohen brenda pak minutash per te krijuar pershtypjen e rreme te nje rrjeti te organizuar servilesh socialist). Dhe me pseudonimin Durresi shtova edhe nje doze diskriminimi krahinor per te nxitur pak percarje kombetare. Krijimi i perceptimit te nje servilizmi ekstrem dhe grotesk ushqen deshperimin shoqeror, cka ndikon jo vetem ne pikepamjet politike por edhe ne vrasjen e shpreses dhe me nxitjen e emigrimit. E gjitha kjo ne perputhje te plote me aktivitetin e gjere te propagandes virtuale te supaxhinjve shqipfoles anonim.

    Përgjigju
  • Italia: 03/05/2022 11:55

    Na e bete si ne komunizem tani

    Përgjigju
  • Qosja: 03/05/2022 11:40

    Jeni te shkelqyer. Kush ju shan e ben vetem nga inati.

    Përgjigju
    • Lomi: 03/05/2022 12:26

      A di me pre dru, o qose? Po qe se di, leje kèt punè qè je tu bo sepse unè paguj mo mirè. 3 qofte nè dorè direkt dhe nji kaush me kapuça mbrapa, nè vend tè akullores. Si thu?

  • Toni: 03/05/2022 11:39

    Ekip simpatik dhe punetor qe vertet i sherbejn Shqiperise.

    Përgjigju
  • Durresi: 03/05/2022 11:39

    Ka lezet. Jo si maloket e Saliut.

    Përgjigju
    • @Lomi: 03/05/2022 13:13

      Lomi, komentet zinxhir qe fillojn nga pseudonomi Iliri dhe perfundojn me pseudonimin Qosja jane thjesht nje gjest ndergjegjesues per aktivitete te dyshimta ne keto hapsira. Lexo komentin qe bera me pseudonimin Vezhguesi. Te uroj nje dite te kendshme!

    • Lomi: 03/05/2022 12:16

      Jo si maloku jo,,,si babloku. Ata, ndryshojnè vèrtetè ndèrsa ju tè qofteve, jo. 3 qofte pèr ty.

  • Aferdita: 03/05/2022 11:39

    Sa fotografi e bukur. Na beni te ndihemi krenar.

    Përgjigju
  • Mimoza: 03/05/2022 11:38

    Yje! Jeni me te miret.

    Përgjigju
  • Albani: 03/05/2022 11:38

    Ka lezet. Jeni shembuj te shoqerise.

    Përgjigju
  • Iliri: 03/05/2022 11:37

    Bravo Rama dhe gjithe ekipi.

    Përgjigju
  • Gjergj: 03/05/2022 11:06

    DO BÈJMÈ SHTET, DE MORE DE, SI LUM TI POPULL QÈ NA KE. Pas 10 vjetèsh kryeministèr dhe gjysmèn e "ministrave" nè burg, çdo gjè do bèhet ndryshe, nuk ka mè zhvatje direkte por vetèm nèpèrmjet sekserève. Vazhdo propagandèn kryeministèr, mos e ndal ritmin fare. Kènaqemi ne shqiptarèt kur e shohim kryeministrin tonè si palloi ngjyra ngjyra mes grave mèndjemprehta me tè cilat na lumturon duke na udhèhequr drejt boshatisjes finale tè Shqipèrisè. Tè na rruaç o kryeministèr. Vazhdo filmat me pallonj dhe pula zotrote. Nè terren, nènat shqiptare vrasin veten sepse nuk ushqejnè dot fèmijèt e tyre. Èshtè Shqipèria juaj o pallua shporte, èshtè realiteti i pèrditshèm nè kètè katrahurè hajdutèsh qè kapardisen sikur tè kishin arritur diçka pozitive. Ik ore mashtrues ordiner me gjithè kèta qè tè bèjnè fresk dhe shpresojnè tè kapin ndonjè copè pèr vete. Jemi nè 2022. Millosh Gjergj Nikolla, rrjeshtat e tij tè shkruara pothuaj 100 vjet mè parè, janè mè aktuale se kurrè.

    Përgjigju
  • Lojrat e fatit: 03/05/2022 10:52

    Tao tao dhe Gjiknuri ikin dhe luajne ne Maqedoni

    Përgjigju
  • Tutu: 03/05/2022 10:48

    Vone zoti Rama… e ka marre ferra uraten tani…nuk ka cfare i ndalon keta perbindesha te korrupsionit…. Sa te kesh ne qeveri sojin alla Aben Ahmetaj …

    Përgjigju
  • Muco: 03/05/2022 10:43

    Po q...a lejohet po te jesh i kujdesshem qe mos te biesh ne sy? Si thone shkodranet. Ke bere cke bere, tani qe u martove mos bej me.

    Përgjigju
  • Xxxxx: 03/05/2022 10:26

    Po Vilma Bello qe eshte zv ministre dhe i takon biznesmenet ne Vlore?Te gjithe e dine kafe''Code,, ne Vlore ku i takon .

    Përgjigju
  • Sondazhi: 03/05/2022 10:22

    Si puna asaj plakës që lyhet pafund për tu duk e re. Po i ka dalë boja me kohë. Mjer ne...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?