Në draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar pak ditë në parë nga Ministria e Drejtësisë, mes shumë neneve të propozuara, përfshihen ndryshime edhe për kontrollin teknik të mjeteve.
Në nenin e draftit të Kodit të Ri Penal thuhet se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike apo në kundërshtim me ligjin do të konsiderohet kundërvajtje penale që dënohet me gjobë ose deri në dy vite burg.
“Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë atë, kur kanë krijuar apo përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor ose, kur kanë sjellë ndotjen tej normave të lejuara të ajrit, ujërave apo tokës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, thuhet në nenin 424.
Komente

Mungere revisioni, bllokim mjeti, gjobe 500mijeleke, meeting duhet te levize vetem diten qe dote shkoje per revision. Ne rast se eshte perserites gjoba dyfishohet, raste te disahere petseritur, bllokim mjeti trefishim gjobe deri ne sekuestrim mjeti. Por jo burg se na hapet barkun me ate burg..
PërgjigjuHahaha edhe per siguracion te detyrueshem mos toleroni.
PërgjigjuPo edhe siguracion 5 vjet burg edhe ajrin qe thithim kujdes kushthith shum 10 vjet burg. Ore se kuptoj pse nuk e bejne kete vend!?po me perralla me ligje pa sens me injorance 35 vjet. Kush e do kete shtet rrumpalle se kuptoj!?