Besfor Lamallari në takimin me përfaqësuesit e KiE

Politikë

Kodi i ri Penal/ Ministri i Drejtësisë pret në takim përfaqësuesit e KiE: Proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent

26 Shtator, 15:32| Përditesimi: 26 Shtator, 15:34

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot në një takim dy përfaqësuese të Këshillit të Europës, Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor dhe Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë.

Në një deklaratë të dhënë pas përfundimit të takimit, Lamallari u shpreh se mes çështjeve të diskutuara krahas prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në Programin Qeverisës 2025-2029, ishin edhe ndryshimet që do të bëhen në Kodin e ri Penal.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim znj. Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor në Council of Europe, si dhe znj. Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë.

Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur në forcimin e shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut, qeverisjen demokratike dhe harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar me standardet europiane. Çmojmë shumë ekspertizën e lartë të Këshillit të Europës në hartimin e Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent.

Gjatë diskutimit ndava edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Europës edhe në një sërë projektesh konkrete për asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi”, është shprehur Besfor Lamallari.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?