Drejtuesi i Grupit të Punës, Arben Rakipi theksoi se një tjetër ndryshim që parashikohet në Kodin e ri penal ka të bëjë me shkeljet që kanë të bëjnë me tatimet. Sipas tij, shkelja e parë që do të kryhet do të vlerësohet në mënyrë administrative nga autoriteti tatimor, vetëm në rast se bëhet fjalë për shifra të mëdha dëmi.
Në rast të shkeljes së dytë, tha ai, atëherë shkelja do të kalojë direkt në hetim penal. Sipas tij, ndjekja e një mekanizmi të tillë do të ulë ndjeshëm numrin e çshtjeve në organet e drejtësisë.
“Një tjetër risi tjetër që doja ta përmendja lidhet me një proces dekriminalizimi që ne kemi bërë për një grup vepre të fushës së Tatim Doganave dhe tjetër. Si një tendencë që jep autoritet administratës publike në raport me shkeljet e para të vërtetuara. Ne kemi ndjekur alternativën që administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do të vlerësojnë administrivisht shkeljet e para dhe nëse shkeljet e dyta do të pikasen atëherë merr juridiksion sistemi i drejtësisë penale. Nëse shkelja e parë, që në rrugë të zakonshme vlerësohet nga pikëpamja administrative, është me nivel të lartë shmangie evazioni, sjell kompetencën e prokurorit të ushtrojë ndjekjen penale pavarësisht zgjidhjes së rregullit që përshkrova. Nga pikëpamja praktike, do të ulë numrin e çështjeve por do të shtojë edhe përgjegjësinë e organeve përkatëse.”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Kodi i ri Penal/ Më shumë mbrojtje të miturve dhe lirim me kusht për të dënuarit përjetë! I integruar me ligjet e BE
Xh.D/ReportTv.al
