Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas zhurmës së krijuar rreth draftit të ri të Kodit Penal. Duke sqaruar fillimisht se qeveria nuk është hartuese e draftit, por vetëm një nga palët në proces, Rama ka i ka cilësuar të nxituara dhe qesharake reagimet për draftin, sidomos të bëra nga institucionet brenda sistemit.
“Kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara- sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre”, shkruan Rama.
Transparent dhe demokratik e quajti procesin nën drejtimin e profesor Arben Rakipit, ndërsa garantoi edhe një herë as asnjë Kod Penal nuk kalon në Kuvend pa i marrë miratimi nga Bashkimi Evropian.
“Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament! Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS”, thekson ai.
Ky reagim i Kryeministrit u nxit nga një deklaratë e një grupi shoqatash gazetarësh, por më herët kundër draftit janë shprehur edhe krerë të institucioneve të drejtësisë. Pas kreut të Gjykatës së Lartë Sadushi ishte Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i cili për Report Tv tha se drafti rrezikon të minojë drejtësinë. Edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehu rezerva, duke ngritur pyetjen, nëse ka vërtet nevojë për një Kod të ri Penal, apo mjaftojnë përmirësimet në Kodin ekzistues. Në listën e kritikëve është edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Megjithatë drafti ka vetëm një javë në proces konsultimi publik dhe pritet rrugë e gjatë deri në miratim.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama në rrjetin X:
Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, ç’ka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.
Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara - sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.
Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.
Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!
Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin X
Komente

Ky draft ju pret duart hajdutëve që ndodhen në administratën shtetërore,jo vetëm 12vjet por dhe më tepër dhe ky draft të hyjë në fuqi sa më shpejt.
PërgjigjuSqarim i nevojshëm për të mbyllur gojët e liga shpifarake të YXHYMVE BERISHIST. Drafti u hodh për KONSILTIM nga të gjitha palët e interesuara,përfshi edhe qeverinë. Kështu,pa e lexuar fare.. u hodhën në SULËM KOMDRABEDALËT 35 VJEÇAR.
PërgjigjuPO CA THUA KESHTU SI DILKA MINISTRI PA JA SUGJERUAR TI SE CFARE DUHET TE PERFSHIJE KUR TE VJELLIN ATO PAS SHPINE JU ZOTNI I TOLERONI DENIME KA VETEM PER POPULLIN SE DHE ME AKSIONIN TUAJ ASNJE POLITIKAN NUK ESHTE CENUAR PRANDAJ BOLL ME PROPAGANDE SE NA E SHPIFET BEJ NJE HERE NJE GJE TE HAJRIT PER QYTETARET E KETIJ VENDI SE NE MENDJEN TUAJ ESHTE VETEM TA CPOPULLOJME KETE VEND E TE RRONI JU SI ZOTA. PO ASKUSH NUK JETON ME SHUME SE 100 .
Përgjigju