Kronikë

Kodi i ri Rrugor, eksperti Mamir Hodo: Rritja e gjobës s’garanton siguri! Aksidentet, të ngrihet agjenci kombëtare e sigurisë rrugore

6 Qershor 2021, 15:57| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 19:55

  • Share

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që pritet të hyjnë në fuqi janë përqëndruar kryesisht në shtimin e vlerës së gjobave për të gjithë shkelësit. Është rritur vlera e gjobës për disa shkelje, ndërsa ekpertët kanë rezerva në përmirësimin e situatës së aksidenteve dhe qarkullimit në rrugë. Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo, nuk e sheh zgjidhjen tek masat administrative.

“Nuk është masa administrative ajo që garanton sigurinë rrugore, kjo është nga eksperienca e viteve dhe nga studimet që bëhen në këtë fushë. Por, njëkohësisht duke u bazuar edhe tek statistikat e aksidenteve rrugore, të cilat përfshijnë vitet nga 2014-a deri në 2021-shin. Marrim 2014-ën se atëherë janë bërë ndryshimet e Kodit Rrugor dhe duke duke i ballafaquar me rezultatet e arritura në vitin 2019. Aksidentet si numër janë ulur nga viti 2014 në 2019-ën me 21%, vdekjet me 14%, vrarë dhe plagosur janë ulur me 21.8%, referuar alkoolit janë ulur me 52%. Pavarësisht uljes, janë 81 vdekje për 1 milion banorë. Janë shumë të larta referuar me vendet e Bashkimit Evropian”, shprehet eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo.

Që problemi të shkojë drejt zgjidhjes dhe të ndihen realisht uljet e statsitikave të aksidenteve, Hodo sugjeron krijimin e një agjencie kombëtare të sigurisë rrugore, e cila të krijojë politikat e sigurisë.

“Duhet krijuar një komitet kombëtar ose agjenci  kombëtare të sigurisë rrugore të Shqipërisë. Kjo duhet të ketë një personalitet, i cili do të mbkedh të gjithë drejtuesit që do t’i ketë për të dhënë informacione dhe orientime, duke filluar nga drejtori i Policisë Rrugore, drejtorin e përgjithshëm të Trnsportit Rrugor, atë të Emergjencave Shëndetësore, dhe aktorë e ekspertë, për të bërë jo vetëm statistika, por edhe politikat e sigurisë rrugore”, shprehet eksperti i sigurisë rrugore.

Të gjithë shkaktarët e aksidenteve duhet të verifikohen ku marrin patentat, në mënyrë që të hetohen si kanë arritur ta marrin.

“Në fund të vitit, të çdo viti, të merren të dhëna të personave që kanë kryer aksidente, të ketë një database dhe në fund pastaj të nxjerr se ku janë patentuar këta, dhe këto të bëhen objekt i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave që ka Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve”, përfundon eksperti i sigurisë rrugore Hodo.

Pavarësisht se shifrat e aksidenteve të krahasuar me vite më parë janë më të ulta, gjithsesi vazhdojnë të jenë të një niveli të lartë nëse karahasohen me perëndimin. Trinomi këmbësorë, drejtues mjeti dhe sinjalistikë, janë tre faktorët që kanë fajin e shifrave, kush më pak e kush më shumë.

Komento

Komente

  • xxx: 04/09/2021 07:53

    Cfar autobuzash do kontrolloje drejtoria transportit kur gjysmat e autobuzave i ka Blendi Gonxhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?