Kronikë

Kodi i ri rrugor ‘inaugurohet’ me 5 viktima në aksidente! Shpejtësia të heq patentën me 18 muaj, 15-20 mijë lekë gjobë

26 Qershor 2021, 12:55| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 13:24

  • Share

Kodi i ri Rrugor Shqiptar, i cili ka pësuar ndër vite 7 herë ndryshime rrënjësore, të premten u inaugurua duke hyrë në fuqi me një bilanc tragjik me 5 jetë të humbura.

4 prej tyre ishin pjesëtarë të familjes Gushi që u goditën nga pas në makinën e tyre nga një Audi A8 me shpejtësi dhe i pesti teksa ecte në trotuar në Tiranë buzë Lanës u mor përpara nga një BMV.

Ndalur tek shpejtësia si shkaktare e pesë jetëve të humbura, Kodi Rrugor parashikon “Kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë, por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, aplikohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe e heqjes së pikëve sipas përcaktimeve të legjislacionit të fushës në fuqi.”

E për ata që e tejkalojnë shpejtësinë për më shumë se 50 km/h jashtë qyteteve dhe mbi 40 brenda qyteteve penalitetet janë masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në njëzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, aplikohet masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga tre deri në gjashtë muaj, si dhe heqja e pikëve sipas përcaktimeve të legjislacionit të fushës në fuqi.”

Bazuar në këto ndryshime të kodit për shpejtësinë mbi normat e lejuara, patrullimet në autostrada deri në mesditë kanë pezulluar mbi 10 leje drejtimi dhe ndëshkuar me gjobë 25 drejtues automjetesh pasi kanë udhëtuar nga 120-150 km në orë.

Këto patrullime të policisë rrugore janë pjesë e planit të masave ndërsa në disa akse ka nisur dhe monitorimi me dron dhe radar.

Pjese  nga ligji i ri ne Kodin Rrugor per gjobitjen e personave qe riperserin shkeljet e tejkalimit te shpejtësisë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?