Foto ilustruese

Opinion

Kodi penal në thelb bëhet për vrasësit dhe hajdutët...

27 Korrik, 10:49| Përditesimi: 27 Korrik, 10:50

  • Share

Përsëri për Kodin e Ri Penal, sepse është vendimi më i rëndësishëm që do merret për 50 apo më shumë vitet e ardhme. Është një ligj i të sotmes gjithashtu.

Në gjendjen që paraqitet ai projekt nuk mund e as duhet miratuar. Shpresoj që ai dokument të jetë vërtetë ashtu siç edhe u tha nga ministri Manja, një dokument pune.

Në fakt duhet punë, shumë punë që ai dokument të bëhet i miratueshëm.

Insistoj në principin e proporcionalitetit për ndërtimin e një Kodi Penal të drejtë dhe jetëgjatë.

Shikoni, drejtësia penale është krijuar për të dënuar vrasësit dhe hajdutët. Kjo është arsyeja e pasjes së drejtësisë penale. Vrasësi dhe hajduti janë dënuar gjithmonë që në shoqërinë parashtetërore. Shteti shpiku ligjin për të ndaluar hakmarrjen primitive të talionit (dmth sy për sy, dorë për dorë).

Ligji penal u krijua për të zëvendësuar hakmarrjen primitive.

Sido të vijë puna, baza e ligjit penal ka qenë, është e do jetë dënimi i vrasësve dhe hajdutëve.

Pra qëllimi madhor i drejtësisë penale është të mbrojë jetën dhe pasurinë.

Veprat e tjera penale janë shtesa që hyjnë e dalin në ligjet penale sipas kohës.

Nga kjo pikpamje, dënimet penale kanë hierarki.

Më i madhi dënim është për varsësit, pastaj për hajdutët. Të tjerët nuk mund të dënohen më ashpër se vrasësit.

Nëse e shohim me këtë sy edhe projektin e ri, njësoj si ky që kemi, kjo hieraki është e përmbysur keq dhe shumë keq.

Madje në projekt-kodin e ri vrasja dhe hajnia duket sikur janë harruar. Duket sikur shkruesit e projektit janë kujtuar në fund "uuu, dale more se harruam vrasjen dhe vjedhjen.." . I kanë degdisur në fund fare nenet që duhet të ishin në krye.

Sipas projektit të ri, më shumë mbrohet shteti dhe politika sesa jeta e njeriut. Gjithashtu më shumë dënohet mjeti sesa pasoja penale. Më shumë dënohesh për moral sesa për dëm.

Madje vijon të jetë i dënueshëm fjala dhe mendimi!!!

Më shumë mbrohet edhe NATO, BE-ja, stemat, flamujt e ambasadat sesa shëndeti e pasuria e shqiptarëve. Për këtë të fundit, pasurinë pra, ka nene pafund që tregojnë se si ta merr shteti ose më i forti për hiçmosgjë. Shqiptarët pavarësisht, gjendjes sociale, vendosen në barrë prove të provojnë pasuritë e tyre!!!

E përsëris shteti dhe politika ndryshojnë, por dënimi i vrasësve dhe hajdutëve do jenë në jetë të jetëve.

Mendoj se duhet përmbysur koncepti që përmban edhe projekti i ri, i cili në këtë këndvështrim jo vetëm s'është i ri por na çon shumë kohë pas. Në kohën kur futeshe në burg pse talleshe me Stalinin, se po ta bëje për Enverin pushkatoheshe si tradhëtar ndaj atdheut. Në kohën kur quhej normalitet të strehohesh në pak m², dy a më shumë kurorë...

Kujdes!

Kujdes

Kujdes!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?