‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

14 Maj, 13:19| Përditesimi: 14 Maj, 13:38

  • Share

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën mundësi të shohin me nostalgji makinat e viteve '60-'70-'80 në Bulevardin Republika.

Një koleksion prej 50 automjesh të prodhuara disa dekada më parë dhe që nuk prodhohen më nga kompanitë automobilistike. Mes tyre "Mercedes Benz", "Volvo", Kabriolet, Xhip si dhe motorë Vespa.

Parada u organizua nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Retro Koleksionin shqiptar, DPSHTR-në dhe Bashkinë. Pas Beratit ky aktivitet do të zhvendoset në qytete të tjera.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?