Fillimin e vitit të ri shkollor 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë do të pajisen me laboratorë teknologjikë të rinj. Fëmijët e klasës së parë do të mësojnë kurrikulën e kodimit.
Por a janë gati fëmijët e klasës së parë në gjendje të përballojnë një lëndë të re?
Kadri Manaj, ekspert IT thotë se integrimi i kësaj lënde në arsim që në moshën ku fëmijët janë dhe më kurioz është nismë pozitive, por nuk duhet të futet si lëndë mësimore. Për fëmijët kjo përkthehet në trysni.
“Kodimi nuk është si gjithë gjuhët e tjera që ne flasim, por kodimi është I shkruar ku bën të mundur bashkëveprimin e pajisjeve dixhitale që ne kemi sot në përdorim. Të gjitha këto pajisje flasin në gjuhën e tyre e cila është programimi ose kodimi. Nuk duhet të kenë detyrime, pasi ushtrohet një trysni e tepërt “
Manaj thotë se kodimi mund të përshtatet për këtë moshë në formën e lojës.
Ndriçim Mehmet, ekspert arsimi, shprehet skeptik në lidhje me realizueshmërinë e këtij programi për një sërë arsyesh.
“Gjuha e kodimit do një studim pse duhet futur në klasë të parë. E dyta mesa duket nuk kanë lexuar udhëzuesit që janë për këtë punë. 100 laboratorë të rinj, çfarë do të thotë 100 laboratorë të rinj, domethënë shkolla s’ka laborator fare. Kush do ta marrë përsipër që ta bëj, a i kemi ne mësuesit të trajnuar në fushën e it për ta vënë këtë program dhe në këto grupmosha. Premtimi i saj për këtë vit shkollor është i kotë sepse nuk e ka në buxhet, të më tregoj buxhetin, buxheti është miratuar. Ne kemi harruar ngarkesën që do të krijohet, pra në klasë të pare do bëj një sere lëndësh, por si ky fëmijë do e përballoj.”
Edhe prindërit mendojnë se fëmija do të jetë i mbingarkuar me një lëndë të re që në klasë të parë.
Kodimi dhe cdo lloj lende si abetare apo ndonje gjuhe e huaj duhet te kete nne fillim qe ne klase te pare .Nese nuk fillojne tani do te jete shume i veshtire perparimi dhe pershtatja me teknologjine .....
PërgjigjuEkzakt kodimi si njohuri informatike fillon në klasën e 5 fillore në të gjithë Europen e zhvilluar!!! Dhe është i inkuadruar në lëndën e matematikës në formë pedagogjike të përshtatur për moshën 10 vjeçare. Arsimi shqiptar në nivel absurd!!
PërgjigjuO katranjos shiko kush e drejton Ministrine e Arsimit pastaj hape gojen.
PërgjigjuO gomere, vemendje te vecante matematikes dhe fizikes ne shkolla asgje tjeter dhe larg idiotesive, o katranjos. Kodimi behet edhe pa bere asnje dite shkolle ne kete fushe o gomere. Matematika dhe fizika studiohen ne gjithe boten e zhvilluar, ne Shqiperi jemi te tabela e shumezimit, ne Shqiperi kane vdekur qe para gjysme shekulli programet ne keto fusha qe i japin zhvillim gjithckaje.
PërgjigjuShko pi ilaçet shko! Behet fjale per klasen e pare pra femije 6 vjec or taj. Nuk njohin as numrat e as shkronjat akoma, ose i njohin pjeserisht. Edhe ne vendet me arsim me te zhvilluar bazat e kodimit fillojne ne ekujvalenten e klases se 4 shqiptare. Dhe kjo ne forme loje shume bazike.